Vajza e një diktatori të korruptuar, e cila hiqej edhe si yll popi dhe diplomate, ka shpenzuar të paktën 240 milionë dollarë në prona nga Londra deri në Hong Kong.
Sipas BBC, Gulnara Karimova përdori kompanitë e saj në Mbretërinë e Bashkuar për të blerë shtëpi dhe një avion privat me fondet e marra përmes ryshfetit dhe korrupsionit.
Kështu thuhet në një raport të hartuar nga ‘Freedom for Eurasia’. Ky raport ngre të tjera dyshime mbi përpjekjet që bën Britania e Madhe për të luftuar pasuritë e paligjshme, raporton BBC. Në raport thuhet se lehtësia me të cilën Karimova ka siguruar pronat e saj britanike është shqetësuese.
Për një periudhë kohe, Gulnara Karimova mendohej se do të ishte pasuesja e babait të saj, Islam Karimov, që sundoi Uzbekistanin prej vitit 1989 deri në vdekjen e tij në vitin 2016.
Ajo shfaqej në video të muzikës pop me emrin e artit Googoosha, kishte një kompani bizhuterish dhe kishte shërbyer si ambasadore në Spanjë.
Në vitin 2014, ajo u zhduk nga sytë e publikut. Më vonë u mësua se ishte arrestuar me akuzat për korrupsion, në kohën që babai i saj ishte akoma në pushtet. Në vitin 2017, ajo u dënua dhe në vitin 2019 u dërgua në burg pasi kishte thyer masën e sigurisë së arrestit shtëpiak.
Prokurorët thonë se ajo ishte pjesë e një grupi kriminal që kontrollonte asete me vlerë mbi 1 miliardë dollarë në 12 vende.
Tom Mayne, një nga hartuesit e raportit tha se rasti Karimova është një nga rastet më të mëdhenj të korrupsionit dhe ryshfetit në histori.
Vajza e Diktatorit te koruptuar ? po pse nuk vendosni dhe te beni nje titull , politikanet e koruptuar ne Demokraci qe ne vendin tone Jane me shumice dhe nuk ju hyn gjemb ne kembe,? Fuck off all kete propogande qe ja kalon asaj te Enverit
Derisa te korruptuarit mburren me veprimet e tyre, sepse ne fjalorin e tyre nuk ekziston fjala ndergjegje apo meshire per popullin e shkrete e te varfer te Shqiperise, e qe, per fat te keq, nuk jane pak, atehere si mund te presim qe Shqiperia, vendi im ame, te zhvillohet siç e meriton. Dmth. nuk paska qene Enver Hoxha pengese e zhvillimit te Shqiperise, sepse, mjerisht, te gjithe politikanet aktuale qenkan jo atdhedashes, te cilet mendojne vetem per vete dhe familjet e tyre. Mjerisht. Me keta udheheqes aktuale te Shqiperise çdo dite e me shume po na shuhen shpresat se nje dite Kosova do te ribashkohet me Shqiperine...
Këta bëjnë kërdinë me toka e miliona euro korrupsion dhe britindia merret me fukarenjtë emigrantë. Dhe në Albanistan njëlloj. Fusin në burg fukarenjtë dhe lejnë jasht Like floririn,sali QENIN, xenin,Arben Imamin,.....................................................
O shoku këta idhujt tënd të rilindjes kanë 10 vjet në pushtet, këta nuk vjedhin???? Koment i dobët nga ty ska përshesh sot
Po ca diktatori korruptuar ka qene ai kur futi cupen e vete ne burg Ne kemi ish presidenta te kurruptuar qe jane gati te djegin shqiperin dhe femijet nuk i lene te vene ne burg Tani kush jan te rrezikshem ish presidentat tane demokrater te korruptuar Po nje diktator qe fut femijen e vete ne burg per korupsion
Keta s’kane pare korrupsionin ne Albanistan, kjo “e shkreta” do duket e varfer
kjo qenka si familja berisha meta qe kane pasuri ne te gjithe boten.
Po si këta lal plehu, beqaj, ahmetaj, xhaçka, balluku rama. Tahiri nuk është???
Do ishte interesante te bije ne dashuri me kete zonjush! Nga foto duket qe ja vlen... Ndoshta mund te ishte e tille edhe ne soul.
Lerini femijet e botes po ngrini zerin me force ndaj hajduteve e krimineleve tane. Kemi femijet e Sali Kriminelit dhe të Like Floririt që jetojnë si shushunjat duke pire gjakun shqiptareve, jetojnë në lluks të shfrenuar.
Ah moj Vjosa! T’kan shku trute per lesh
Shqiperia nuk behet se vetem me.te Lexmar komentet ktu sdel njeri te thoj ne burg qe nga Saliu te Rama. Po njeri thot Saliu se i bje te jet i majt tjetri thot Rama se i bje te jet djathtas . Ashtu ngelshi se cdo vend meriton qeverin qe ka.
Per mia ky popull duhet te ndergjesohet te mos votojne fare per asnje parti politiche se nuk ka vlen dhe te shikojne pastaj se cfare do behet.
Kjo qenka shoqja E Argites dhe e Sypeshkaqenit.