Kush janë Mansar Yavas dhe Ekrem Imamoglu, dy kryebashkiakët që mundën Erdogan e fituan Stambollin e Ankaranë

1 Prill 2024, 16:02Bota TEMA
Kush janë Mansar Yavas dhe Ekrem Imamoglu, dy kryebashkiakët që

Dy figurat politike të opozitës, Mansar Yavas dhe Ekrem Imamoglu që dominuan zgjedhjet lokale në Turqi, me rikonfirmimin si kryebashiakë, në Ankara dhe Samboll, janë heronjtë e ditës atje, pasi i shkaktuan humbjen më të madhe presidentit Erdogan në dy dekada.


Yavas, 68 vjeç, që në 2014 iu afrua fitores në Ankara dhe shumë njerëz mendojnë se nese ai do ishte kandiduar për president në zgjedhjet e vitit të kaluar, do kishte fituar përballë Erdoganit.

Tek Yavas, një avokat karriere me një të kaluar nacionaliste, njerëzit çmojnë qetësinë me të cilën ai përballon situatat emergjente. Gjatë pandemisë së Covid 19 ai hapi menca për të varfrit dhe qendra për macet e humbura të qytetit, gjeste që i prekën njerëzit. Kur u bë kryetar bashkie në vitin 2019, Yavas I hoqi nga përdorimi i zyrës së kryetarit makinat luksoze dhe ua ofroi pa pagesë çifteve që martoheshin në Ankara.

Kokëfortësia me të cilën ai luftoi nepotizmin është gjithashtu e famshme, me planin e tij 100 ditor pasi i dha fund sistemit të marrjes së pushtetit nga anëtarët e familjes ose miqtë e të fuqishmëve, një praktikë e përdorur gjerësisht nga partia e Erogan.

Nga ana tjetër kryebashkiaku i Stambollit është një njeri historik që i pëlqen të ngacmojë turmën. I lindur si Erdogan në rajonin e Detit të Zi, kur ishte i ri ëndërronte një karrierë futbolli dhe më pas u angazhua në biznesin familjar. Ai filloi karrierën politike si kryetar i rrethit Beylikduzu në Stamboll. Një musliman praktikant, i martuar me tre fëmijë, ai nuk e fsheh ambicien.

Aftësia e tij për t'u lidhur me qytetarët është e padiskutueshme. Kur del në skenë ai transformohet: bërtet, bën gjeste, flet, duke arritur në zemrat e njerëzve. Së fundmi ai e ka bërë zakon të heqë xhaketën dhe kravatën, duke përveshur mëngët nën duartrokitjet e atyre që e shohin si njeri të popullit.

Të rinjtë e duan në veçanti vlerësojnë aftësinë e tij për të organizuar koncerte dhe aktivitete për moshën e tyre. Gjatë fushatës Imamoglu u quajt pushtuesi i metrosë për ridizajnimin e sistemit të transportit të metropolit. Në vitin 2022 ai u shpall fajtor për fyerjen e një zyrtari publik dhe pritet vendimi i apelit që nëse e konfirmon denimin, Imamoglu do t'i jepte fund karrierës së tij politike.

3 Komente

  1. T
    Tirona

    Imamoglu eshte grek me origjine. Paraardhesit e tij nga brigjet e detit te zi nuk donin te largiheshin nga trojet e tyre dhe vendosen qe te nderronin fene. Suksese.

    1. P
      Pirdhni se liroheni.

      Asgje e re edhe ne zgjedhjet e kaluara Stambollin dhe Ankarane po opozita i kishte fituar. Nuk ka nevoj per te komentua Yavas qe i merr gjerat sshtruar e me ngadale, kete e thote edhe mbiemri i tuj Javash apo Avash Avash sa te behet shelegu dash.

      1. a
        anti25642654censurë

        o ti me mendime muti,këtu ke të drjetë!!stambollin dhe ankaranë nuk e fituan këta dy emra,dhe ata ka në meritën e tyre,por do ta fitonte kushdo që të vinte emrin kundër erdogënit!!ne si shqipo,në këtë rast gazekarucët që shkruajnë "lajmin",çdo gjë e këthejmë në individuale!e individualizojmë dhe nuk kemi aftësinë ta shohim në të gjithë drejtimet!!ankaraja dhe stamboll dy qytete europiane,nuk mund të votojnë për një halldup që do ti këthejnë në kohën e sulltanëve mesjetarë!!nuk votojnë një copë mishi që mendon se gruaja është një shërbëtore e mashkullit se një copë idioti me pushtet të gllabëruar me mashtrim,duhet të sundojë një popull të tërë vetëm e vetëm se për një kohë të shkurtër dhe pjesa demokratike e kujtoi si demokrat!!këtijë do ti vijë fundi si çdo diktatori tjetër,por dëmet që po i shkakton turqisë janë të pamasa!!vetëm puta po ja kalon!!

      Lini një Përgjigje