Lideri çeçen i premton besnikëri Putinit: Me ty deri në fund

13 Mars 2023, 16:21Bota TEMA

Lideri çeçen i premton besnikëri Putinit: Me ty deri në

Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov i premtoi besnikëri të plotë Presidentit Vladimir Putin, gjatë një takimi me të në Kremlin të hënën.


“I dashur Vladimir Vladimirovich (Putin), në zonën e “operacionit ushtarak special” luftëtarët çeçenë po i kryejnë me sukses detyrat e tyre, duke zbatuar të gjithë urdhrat tuaja dhe do të luftojnë deri në fitore.

Ata që jetojnë në Republikën (Çeçene) e mbështesin plotësisht “operacionin ushtarak special” dhe besojnë se është jetike që objektivat e tij të arrihen”, tha Kadyrov.
“E shoh që djemtë e tu po luftojnë në “operacionin ushtarak special”. Bëju të fala. Faleminderit shumë”, iu përgjigj Putin.

Kadyrov është djali i ish-presidentit çeçen Akhmat Kadyrov i cili u vra në një atentat me bombë në vitin 2004 në Grozny. Ai ka lidhur aleancë me themeluyesin e grupit mercenar ushtarak Wagner, Yevgeny Prigozhin, dhe ka kritikuar ushtrinë e rregullt ruse për mungesën e impenjimit në luftën në Ukrainë.


Javën e kaluar, Putin u takua me djalin e Ramzan, Akhmat, pak ditë para se 17-vjeçari të martohej, duke u bërë shkas për përhapjen e zërave se në Çeçeni po përgatitej ndryshim pushteti, ose që Ramzan kishte probleme shëndetësore. Por sipas Kushtetutës së republikës që bën pjesë në Federatën Ruse, lideri i vendit duhet të jetë të paktën 30 vjeç.

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    "Por sipas Kushtetutës së republikës që bën pjesë në Federatën Ruse, lideri i vendit duhet të jetë të paktën 30 vjeç." ça leshin thoni mor,ai martohet 17 vjeç dhe po ashtu në luftë që 16,e ju na thoni se duhet me prit dhe nja 13 të tjera??ecni mër,vrajeni kadin si i vratë babain dhe pastaj ai sallëmi i tij do ju rri si buçe pas!! si duket kadi pa picirr,ja rrasën në sumë dhe i blllokuan veshkat,i vodhën kalin si tek padrino,kadirovcat e tij nuk duan të jenë në front,por vetëm si gestapo,në qytetet e pushtuara!ore putana nuk ja ka mbush sumën me pare se ka qënë i bukur kadi!!tashti i kërkon shërbimin!!ja bëri si tek padrino(kokën e kalit në kravat),dhe kadi fillon si zallore duke shrkuar letra!! e hëngre kadi,por si duket po ja bëjnë gorpën dhe prigit!!për atë po thonë se do ti zërë vëndin putanës!!sepse e dinë fare mirë se po ju mbush mëndja diktator xhuxhit,që dikush do ti zërë vëndin!?e çon në PS!!kadi ska takat me i çu në fornt kadirvcat e tij dhe e helmuan,prigi!? do përfundojë në ndonjë hu tartar!!

    Lini një Përgjigje