Lufta në Ukrainë, Kievi rrëzon nëntë dronë rusë

16 Prill 2024, 16:57Bota TEMA
Lufta në Ukrainë, Kievi rrëzon nëntë dronë

Sistemet kundërajrore ukrainase i kanë rrëzuar të gjithë nëntë dronët që Rusia i lëshoi në drejtim të territorit të Ukrainës mëngjesin e së martës, njoftoi Forca Ajrore e Ukrainës.

Dronët u shkatërruan mbi rajonet Herson, Mikolaiv, Hmelnitski, Poltava, Çerkasi dhe Dnipropetrovsk, tha ajo në një njoftim.

Në javët e fundit, Rusia i ka rritur dukshëm sulmet kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës, pasi forcat ukrainase janë duke u përballur me mungesë të sistemeve kundërajrore dhe të municionit.

Ndihma e shumënevojshme amerikane për Kievin ka ngecur në Dhomën e Përfaqësuesve, për shkak të kundërshtimeve nga republikanët.

Më 14 prill, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, u bëri thirrje aleatëve perëndimorë të Kievit që në mënyrë “urgjente” t’i dërgojë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore, armë dhe municion.

Katër persona u vranë si pasojë e sulmeve ruse në Siversk në Donjeck të hënën, tha kreu i administratës rajonale, Vadym Filashkin.

Kuleba tha për televizionin ukrainas se po zhvillohen negociata për dërgesat e më shumë sistemeve Patriot, por u shpreh i zhgënjyer pasi argumentoi se ky proces ishte shumë i ngadalshëm, teksa shteti i tij po përballet me pushtimin e paprovokuar që Rusia nisi në shkurt të vitit 2022./REL

2 Komente

  1. G
    Gezuar Ramazanin.

    Ukar-ina ka rrezuar 9 drone te Rusise, por pamja ne foto pse e sheqeron kete shkrim, apo 99 drone te tjere kane bere detyren ?

    1. a
      anti25642654censurë

      jo o gëzuar pashkët e putanës!"99 drone te tjere kane"shkuar në pidh të satëme!!shko pyete,po nuk besove!!tek ajo nuk bëjnë ndonjë dëm të madh!!ja skuqin pak,por rroftë yt atë që i fut një të lëpirë dhe një rrugë e dy punë!i heq të skuqurën dhe i shkarkon jashtëqitjet që i kanë derdhur brënda!!

    Lini një Përgjigje