Lufta në Ukrainë, përçarjet e para në mediat ruse: Dorëzimi i Lyman-it, po kthehet në një problem politik

3 Tetor 2022, 21:10Bota TEMA

Lufta në Ukrainë, përçarjet e para në mediat ruse:

“Mirëmëngjesi Rusi? Pak muzikë që t’i përballojmë këto kohë të vështira, dhe një buzëqeshje për t’i shoqëruar”.

Nëse edhe “Nostra Radio” – transmetuesi që kujdeset për një audiencë të pjekur duke ofruar vetëm hite të vjetra të viteve ‘70 dhe ’80, thotë kështu, atëherë është e vërtetë.

Situata është e vështirë, gjërat nuk po shkojnë mirë për Rusinë.

Duket se në murin e ngritur nga propaganda e medias shtetërore ruse për të ndarë realitetin nga përfaqësimi i tij triumfal, ka disa çarje.

Pavarësisht kontrollit të rreptë nga Kremlini, disa talk show kanë filluar të pranojnë se “situata po bëhet e vështirë”.

Megjithatë, shfaqjet e famshme televizive – megafoni më i fuqishëm në dispozicion të Kremlinit – vazhdojnë sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Me disa përjashtime të dukshme. Dje ishte e diel, kështu që të gjithë ishin aty.

Në “Kanalin e Parë” u dëgjua marshimi triumfal i korrespondentit të luftës Dmitry Kulko: Vija e frontit po bëhet një varrezë e madhe për ushtarët ukrainas.

Në “NTV”, Anatoly Mayorov, mbështeti në mënyrë neutrale versionin e dhënë disa ditë më parë nga Ministria e Mbrojtjes.

“Një tërheqje është duke u zhvilluar, por vetëm për të shmangur rrethimin”.

Surpriza erdhi nga “Rossiya 1”, ku Dmitry Kiselyov, i cili së bashku me Vladimir Solovyev, është dirigjenti rus më i njohur dhe më i zellshëm pranoi se në Donbass “situata po bëhet shumë e vështirë”.

Përçarjet shihen më së miri duke lexuar gazetat.

Nuk është e nevojshme të kujtohet se që nga 24 shkurti i kaluar, koncepti i shtypit të pavarur është zhdukur pothuajse plotësisht.

“Nezavisimaya Gazeta”, e themeluar në vitin 1999 nga oligarku i atëhershëm Boris Berezovkij, shkruan në faqen e parë se “Dorëzimi i Lyman-it po kthehet në një problem politik”.

Dhe kjo është padyshim një risi.

Është problem, “sepse ka shkaktuar një valë të re kritikash ndaj Shtabit të Përgjithshëm dhe kreut të ushtrisë jo vetëm nga ekspertë, por edhe nga shumë politikanë. Nuk është e qartë se si do të reagojë Kremlini dhe nëse do të bëjë ndonjë ndryshim”.

Ka emra dhe mbiemra të kritikëve kryesorë dhe kjo paraqet një risi.

Përmendet lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, dhe kreu i Brigadës Wagner, Evgenij Prigozhin, të cilët janë shumë të pakënaqur me shefin e shtabit, Valerij Gerasimov, dhe dëshirojnë vendosjen e ligjit ushtarak në zonat kufitare, si dhe përdorimin e armëve bërthamore.

“Komsomolskaya Pravda”, një nga gazetat më të afërta me Kremlinin, gjithashtu raporton deklaratat e dy “disidentëve”, pa koment.

Por në disa pasazhe ajo pranon se “tani armiku do të përpiqet të përfitojë nga sukseset e tij”.

“Banda idiotësh” – tha dje, Solovyev, i cili ishte më i furishëm se zakonisht.

Ai e kundërshtoi burokracinë e vendit të tij, e cila tha se pengon furnizimin e duhur të armëve dhe burimeve në front.

Rivali i tij Kiselyov gjithashtu fajësoi ngathtësinë e hierarkive ushtarake, “një mbetje e BRSS-së”, duke përqafuar kështu disi tezat e Kadyrov-it dhe Prigozhin-it.

Si në talk show ashtu edhe në gazeta, ky ndërgjegjësim për vështirësitë përkthehet në një rrjedhë të mëtejshme retorike antiperëndimore dhe anti-NATO, e kalitur me ofendimet e zakonshme.

Ajo që mungon është ndonjë shenjë kritike.

Vladimir Putin citohet në kryetitujt me fjalitë e tij për aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës.

“Ata janë qytetarët tanë dhe do të jenë përgjithmonë. Ata nuk duan një Rusi të lirë dhe të fortë. Ne, nga ana tjetër, e duam atë”.

Duket se kërkohet urgjent një kok turku, që t’i atribuohet prishja e realitetit.

Por gjithsesi edhe ky zgjim është një fillim.

“Corriere Della Sera”

1 Komente

  1. p
    pretorian.

    Te dhjefsha moderatoret e gazetes dhe kushdo bir kurve qe ka hequr komentet e mia. Asnje shkerrdhate i tille duket se nuk ka asnje argument dhe fakt kunder komenteve te mia. Me vjen keq qe TEMA e dites me dashje ose padashje kthehet ne WC-ne e zakonshme shqiptare, ku derdhen ujrat e zeza te njerezzve te zinj pseudoshqiptare. Allah allah.

    Lini një Përgjigje