Mbi 9300 ushtarë të vrarë rusë janë verifikuar në Ukrainë

26 Nëntor 2022, 10:43Bota TEMA

Mbi 9300 ushtarë të vrarë rusë janë verifikuar në

Media britanike BBC, ka arritur të identifikojë në mënyrë të pavarur identitetin e mbi 9 mijë e 300 ushtarëve rusë, të cilët kanë humbur jetën në Ukrainë që prej fillimit të luftës, më 24 shkurt 2022.

Pavarësisht se Kievi pretendon se të vdekur kanë mbetur mbi 80 mijë ushtarë rusë, hetimet e kryera nga organizatat e pavarura ndërkombëtare dhe mediat, deri tani, kanë arritur të identifikojnë vetëm 10% të kësaj shifre, ose më saktë 9 mijë e 311 rusë të vrarë.

Gjithsesi, nga këta aktorë të pavarur, nuk mohohet fakti se kjo listë e hartuar, mund të ketë rreth 40%-60% më pak emra se sa vdekjet reale.

Kjo, pasi ka edhe ushtarë rusë, të cilët janë varrosur në territorin e Rusisë dhe kështu bëhet i pamundur identifikimi i tyre, nëse janë vrarë në luftën e Ukrainës apo në rrethana të tjera, bazuar në faktin se Kremlini shpesh i ka fshehur faktet mbi efektivët e saj.

Në bazë të përllogaritjeve të përafërta, numri më i saktë, rreth të cilit ekspertët dakordësohen, për humbjet e Rusisë në njerëz gjatë luftës, radhitet në 18 mijë e 600.

Një shifër sërish ndjeshëm më e ulët se sa ajo e pretenduar nga Ukraina.

Lini një Përgjigje