Mbrojti shqiptarët? Vrasja misterioze e gazetares së BBC, që mbeti e pazgjidhur

27 Qershor 2022, 09:31Bota TEMA

Mbrojti shqiptarët? Vrasja misterioze e gazetares së BBC, që

Gazetarja e njohur e BBC, Jill Dando u vra në vitin 1999 në pragun e shtëpisë së saj në Londër. Vrasja vazhdon edhe sot e kësaj dite të bëjë shumë bujë, pasi motivi i krimit mbetet një mister i pazgjidhur.

Shumë është spekuluar për këtë ngjarje, por një nga pistat kryesore është se ajo u vra nga mafia serbe, pasi mbrojti shqiptarët gjatë luftës në Kosovë.

Por Daily Mail publikon të dhëna tronditëse sot. Sipas saj, gazetarja e BBC mund të jetë vrarë gabimisht. Sipas DM, objektivi i vrasjes mund të ketë qenë një tjetër gazetare.

Gazeta shkruan se një pasanik francez i botës së modës, i akuzuar për shumë raste të dhunës seksuale, kishte punësuar një vrasës rus për të ekzekutuar gazetaren Lisa Brinkworth, e cila kishte nisur një investigim për të ekspozuar agjencinë e tij Elite.

Vrasësi mund të ketë ngatërruar gazetaren Dando me objektivin e vërtetë pasi të dyja ngjajnë shumë dhe kanë të njëjtin profesion.

Gerald Marie, 72 vjeç, ish-bosi i agjencisë së modelingut Elite, po hetohet për të paktën 11 përdhunime dhe shumë raste të tjera të sulmeve seksuale.

Mes tyre është edhe gazetarja 55-vjecare, që pretendon se është sulmuar seksualisht nga ai në vitin 1998, kur po punonte e maskuar që të ekspozonte krimet seksuale në industrinë e modës për një program të BBC.

2 Komente

  1. s
    shqip

    Jane praktikat e njohura te UDB-se,nuk ka pse te kete dyshime.Fara e dhjere e Siberise qe shkaterroi Ballkanin e paqte nuk duhet te aderoje ne BE,nese kesaj te fundit i ka ngelur ndopak dinjitet dhe vlera.

    1. P
      Pirro Luarasi Nimali....Londër...

      Do te ve nje trndafil mbi varrin Tend, Ç'fat tragjik....te shkurtër jete. Do ti mbledh une ane e kënd, Ç'rëndësi ka?!....Ishe e tillë Ti vete.

    Lini një Përgjigje