"Më shpëtoni", gruaja turke nën rrënoja kërkon ndihmë në rrjete sociale

6 Shkurt 2023, 13:36Bota TEMA

"Më shpëtoni", gruaja turke nën rrënoja

Një tërmet i fuqishëm ka goditur një zonë të gjerë në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë më shumë se 900 njerëz dhe duke bllokuar shumë të tjerë.

Mijëra viktima e të plagosur, si dhe qindra nën rrënoja. Një grua e identifikuar se Aysel Yeral ka bërë thirrje për ndihmë nga Twitter-i. 

Ajo ka shpërndarë fotografinë, pasi ka mbetur e ngujuar nën rrënoja. Postimi është shpërndarë nga një këngëtar turk, i quajtur Haluk Levend.

“Më shpëtoni”, shkruan krahas fotos së postuar nga qytetarja, raporton “Cumhuriyet”.

"Më shpëtoni", gruaja turke nën rrënoja

Lini një Përgjigje