Më shumë se 8000 raketa janë lëshuar nga Rusia që nga fillimi i luftës në Ukrainë

22 Shkurt 2024, 14:33Bota TEMA
Më shumë se 8000 raketa janë lëshuar nga Rusia që nga

Rusia ka lëshuar më shumë se 8,000 raketa dhe 4,630 dronë kundër objektivave në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të saj në shkurt 2022, tha zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës, Yuriy Ikhnat.

Ndërkohë, shërbimi i sigurisë i Ukrainës (SBU) akuzoi sot Rusinë për përdorimin e raketave të prodhuara nga Koreja e Veriut në sulmet e saj kundër objektivave civile.

“Po flasim për raketat balistike të tipit Hëasong-11. Sipas hetimit tonë, trupat ruse kanë lëshuar më shumë se 20 raketa të tilla kundër Ukrainës”, tha SBU në një deklaratë, duke sqaruar se këto sulme humbën jetën 24 civilë dhe u plagosën më shumë se 100.

Lini një Përgjigje