Moska nxjerr në shitje vilën e Zelensky në Krime

16 Shtator 2023, 10:10Bota TEMA

Moska nxjerr në shitje vilën e Zelensky në Krime

Rreth 100 prona që dikur ishin në pronësi "nga oligarkët ukrainas" së shpejti do të dalin në shitje në Krime, duke përfshirë edhe apartamentin e Volodymyr Zelensky. 

Kështu deklaroi kreu i parlamentit të Krimesë, Vladimir Konstantinov, siç raporton agjencia ruse e lajmeve Ria Novosti. 

Vendimi u mor nga Parlamenti i Krimesë, i cili zgjeroi listën e pronave të nacionalizuara, e cila përfshinte asetet e oligarkëve dhe politikanëve ukrainas, si dhe vilën e familjes Zelensky në Livadia. 

Sipërfaqja e saj është rreth 100 m2. Paratë e mbledhura nga shitja e vilës do të përdoren për nevojat e operacionit special.

“Në të ardhmen e afërt është planifikuar të shiten rreth 100 prona që dikur ishin në pronësi nga oligarkët ukrainas. 

Këto janë ambiente banimi, përfshirë banesën e çiftit Zelensky, objektet e kujdesit shëndetësor dhe vendpushimet, ambientet tregtare dhe me pakicë. 

Nga shitja e tyre priten të ardhura prej më shumë se 800 milionë rubla në buxhetin e republikës”, shkroi Konstantinov në Telegram.

1 Komente

  1. n
    n

    ORE PO 100 M2 ESHTE NJE APARTAMENT?shihni mos ju ka hup kaj zero rruges.

    Lini një Përgjigje