Myslimanë e të krishterë së bashku në tryezë, festojnë Ramazanin dhe Pashkët

1 Prill 2024, 21:30Bota TEMA
Myslimanë e të krishterë së bashku në tryezë,

Besimtarët Myslimanë dhe ata të krishterë ndanë një tryezë dy kilometra të gjatë në rrugët e Antwerp-it, Belgjikë, duke festuar muajin e shenjtë të Ramazanit dhe Pashkët.

Ata u ulën të konsumonin ushqim në çelje të iftarit në tavolinën 2 kilometra të gjatë e të vendosur në rrugë.

Besimtarët thanë se në këtë mënyrë ata mund të bëhen një shembull për botën.

“Ne jemi një shembull shumë i bukur se si mund të shkojë në një mënyrë tjetër.”

Kjo nuk është hera e parë që në Belgjikë shtrohet një tryezë e tillë mes besimtarëve, por këtë herë numri i pjesëmarrësve ishte dy herë më shumë se ai i vitit të kaluar.

2 Komente

  1. s
    saldatori

    Na hapet zorret

    1. G
      Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

      Perse keshtu nuk veprojne edhe myslimanet ne Bagdad, Stamboll, Teheran, Damask, Kajro... Perse vetem te krishteret respektojne myslimanet e kurre nuk ndodhe qe edhe myslimanet te respektojne te krishteret.

      Lini një Përgjigje