Në mes të një vakti me fruta, Putin i “fal” Lukashenkos armët bërthamore

9 Qershor 2023, 21:50Bota TEMA

Në mes të një vakti me fruta, Putin i “fal”

Rusia duket se nuk ka hequr dorë nga dislokimi i armëve bërthamore taktike në Bjellorusi, tashmë që pothuajse e gjithë bota është kundër tyre dhe aleanca e NATO ka ushtruar më shumë presionin duke hapur dyert dhe për anëtarë të tjerë.

E kjo gjë u përforcua dhe në takimin e fundit mes dy liderëve, gjatë një dreke me fruta të shumëllojshme, ku Putin i premtoi Lukashenkos dislokimin e armëve taktike me rreze të shkurtër.

“Për sa i përket situatës së sigurisë do të flasim privatisht. Në përgjithësi situata është e qëndrueshme, madje do të thosha se është edhe e mirë. 

Jam i sigurt se po thellojmë bashkëpunimin në këtë fushë. Sa i përket temave të ndjeshme për të cilat folëm, gjithçka shkon sipas planit. 

Më 7 ose 8 korrik do të bëhen përgatitjet për objektet dhe do të fillojmë aktivitetet në lidhje me vendosjen e armëve në territorin tuaj menjëherë”, shprehet presidenti Putin.

Teksa, lideri bjellorusi shtoi se dy vendet duhet të mos shpresojnë te heqja e sanksioneve nga perëndimi, por të mbështeten te njëri-tjetri, për të thelluar bashkëpunimin.

“Menduam se do të ishte më keq. Por, për momentin, është pak më mirë nga sa mendonim. Falenderoj Zotin për këtë. Ne gradualisht do t’i ndërtojmë marrëdhëniet tona. 

Këtë e kam thënë publikisht në takimin e sekretarëve të këshillave të sigurisë të Komunitetit Ekonomik Euroaziatik, se ne, së bashku me Rusinë, do të dalim me një plan veprimi për këtë situatë. 

Nuk ka kuptim të shpresojmë se sanksionet do të hiqen. Ne duhet të mbështetemi vetëm te vetja”, tha mes të tjerash Lukashenko.

Lini një Përgjigje