Njeriu që rrëzoi komunizmin: Tani është koha për ndryshime të mëdha në Rusi!

11 Shkurt 2024, 22:10Bota TEMA

Njeriu që rrëzoi komunizmin: Tani është koha për

Ish-presidenti polak, Leh Valesa (o. Lech Walesa) i ka bërë thirrje botës se tani është mundësia unike për të sjellë një ndryshim forcash politike në Rusi, që nuk duhet humbur.

Nobelisti 80-vjeçar i Paqes foli para audiencës amerikane në Uashington sërish në mbështetje të Ukrainës në luftën e saj me fqinjin rus.

Z. Valesa tha se ukrainasit po luftojnë "me kurajë" dhe shtetet perëndimore po e ndihmojnë, por çelësi i fitores, sipas tij, do të jetë përmes "propagandës paqësore".

"E gjithë bota është bërë bashkë kundër Rusisë. Nuk ka qenë kurrë kështu. Është mundësia jonë më e mirë për të sjellë, më në fund, pak rend në këtë botë," u shpreh Valesa në fjalimin e datës 8 shkurt në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Ish-presidenti tha se fati i ka dhënë Shteteve të Bashkuara rolin e liderit përballë këtyre sfidave dhe nuk duhet të tërhiqet tani.

"Pasardhësit tanë nuk do na e falnin kurrë po të ndodhë ndryshe," tha ai.

Z. Valesa është themeluesi i lëvizjes polake të Solidarësisë dhe shërbeu nga viti 1990 deri në 1995-n si kryeshtetari i parë paskomunist i Polonisë. Ai deklaroi se luftën e tij kundër Bashkimit Sovjetik dhe Paktin e Varshavës më shumë se 40 vjet më parë e arriti kryesisht përmes informacionit, ndaj inkurajoi SHBA-në të bëjë më shumë me "luftën ndaj propagandës" së presidentit rus Vladimir Putin.

6 Komente

  1. E
    Ermir

    Ky rrezoi komunizmin? ????????????

    1. S
      Sara

      Burre i madh!

      1. G
        Gurabardhi

        O ju të gazetës Tema, kush ju ka thënë se, Leh Valesa e rrëzoi komunizmin? Pse gënjeni dhe shpifni pa skrupull?

        1. I
          Indinjata

          Akoma ekzistojne keta idioter si ky ,kopja e B.Jelcinit qe shkateruan vendet e tyre me nje futje gishti ne b....n e tyre nga ana e amerikes!Sot kete kopje Amerika e ka ne dere ku pas shkaterimit te sistemit te lindjes ,do te jete i pari qe do te shkateroje sistemin ne fuqi tashme i kalbur plotesisht,ku ndryshimi eshte qe Valeses Tramp ka ardhur koha qe Putini ti ktheje kusurin se bashku me Kinen.Eshte fare e thjeshte, dialektika na meson se "çdo gje lind zhvillohet dhe vdes"!A mos valle jemi ne kete faze edhe me kete sistem ku nepermjet Trapeve do te rrezojne vetvehten!Ku fshihen sindikalistet e vendit sot qsi miliardere me ishpronat shteterore te burimeve nentokesore???????

          1. e
            edmond (Koder Rreshen )

            Lech Walesa e "shkaterroj Komunizmin",apo ishte njeri nga te perzgjedhurit per te "ndryshuar sistemin " . Me sa kam lexuar Walesa del ne dosje si nje ish spiun i rregjimit ?! Nderrimet e pushteteve nuk i lihet ne dor rastesis,por ato jan te programuara,dhe te perzgjedhura se kush do te jet ne krye te shtetit . Perderisa sot thuhet se Lenini financohej nga vendet perendimore per te rrezuar sistemin e kalbur Rus,perderisa ata ish Mbreter,President,Kryeminstra apo minstra qe kerkohen nga Popujt e tyre per tu gjykuar per keq qeverisje,dhe strehohen ne vende te tjera,dhe marreveshjet e ekstradimit per keta persona jan te pavlera,perse duhet te mashtrojm veten se drejtesia esht e barabart per te gjith ?! Ne fillimet e sistemit komunist ne Shqiperi,ne at vite te brishta ku bandat financoheshin per te rrezuar sistemin Komunist,Mehmet Shehu kishte perpiluar planin e tij se si do te kishin pushtetin,ne hije po te rrezoheshin dhe te zevendesoheshin nga te tjeret,ashtu sic ndodhi ne fillim te viteve 90 me Ramizin duke ju a len pushtetin ish Sigurimsave dhe spiuneve .

            1. a
              anti25642654censurë

              edmond (Koder Rreshen )nëse " Nderrimet e pushteteve nuk i lihet ne dor rastesis,por ato jan te programuara,dhe te perzgjedhura se kush do te jet ne krye te shtetit ."(na sjell dhe mehmetin si shëmbull?!)kam një pyetje për ty??"çfar mutin do që shkruan??nëse gjithçka është e "planifikuar më parë"?!nuk ja vlen as me lexu as me u mundu fare!!majfton me shku në hale me dhi e me hongër mut si ti??na mbytët o budallenjtë e mutit!!kush e ka planifikuar më parë që të goamrllëk që shkruan ti tashti??"sic ndodhi ne fillim te viteve 90 me Ramizin duke ju a len pushtetin ish Sigurimsave dhe spiuneve .",e kujt tia linte??ndonjë gomari si ti që do të të kishte zënë lemeria po të ta linin në dorë!!nuk ja lanë askujt,ishin shkërdhatat që e morën,sepse ata të ndershmit nuk ishin aq të guximshëm sa të merrnin me shkelma bythëve llumin që mori pushtetin!!ne si popull,gomar,mbështetëm ndyrësinë dhe jo ndershmërinë!dhe akoma ndyrësinë mbështesim!!o gomar kë do votoje ti??një politikan që do të të thoshte "do ngremë taksat për të armatosur shtetin,për të ndërtuar sa më shumë rrugë,do ngremë sasinë e orëve të punës për të përfituar shteti sa më shumë,apo një politikan që do të thoshte(ta thonë përditë)do ngremë rrogat,do ulim orët e punës dhe do ulim taksat??të garantoj o gomar muti që do votoje këtë të dytin që jo vetëm nuk i mban premtimet por të vjedh si dreq edhe ato pak taksa që ti paguan!!ps:mo u mërzit se dhe kjo është e praraprogarmuar nga mehmet shehu natën e vetvrasjes!

            Lini një Përgjigje