Nuk do ta besoni frikën më të madhe që kishte diktatori më famëkeq i Evropës

24 Nëntor 2022, 10:49Bota History of Yesterday

Nuk do ta besoni frikën më të madhe që kishte diktatori

Personi përgjegjës për një nga gjenocidet më të mëdha të shekullit të 20-të cilësohet nga shumica e njerëzve si një djall që nuk kishte frikë nga asgjë.  Pavarësisht ligësisë së tij, ai është një njeri që i ka parë të gjitha, prandaj e ka thënë hapur shumë herë se nuk kishte frikë.


Kjo mund të ketë qenë e vërtetë, ose jo, është e vështirë ta dimë por dentisti i tij Hugo Johannes Blaschke na tregon një tjetër histori.

Dentisti i Hitlerit

Hugo Johannes Blaschke ishte dentisti i Hitlerit për 20 vitet e fundit të jetës së tij pasi ai nuk do i besonte asnjë dentisti për shkak të frikës së tij nga dentistët. Blanscheke përmend në shënimet e tij dhe në intervistat e marra pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore se Hitleri kishte shumë frikë nga stomatologjia.

Të gjithë kanë pak frikë nga dentistët, sidomos në fëmijëri, por Hitleri ishte i tmerruar. Ndonjëherë dentistit i duheshin deri në tetë ditë vetëm për t’u kujdesur për një abscess.

Frika e Hitlerit

Udhëheqësi nazist madje do të qante përpara se të bënte ndonjë operacion, siç shkruhet në të dhënat e dentistit të tij. Në ditët kur ai do të kryente një procedurë dentare, ai nuk do të shfaqej në publik pasi kjo do t’i prishte imazhin e tij si dhe ideologjinë që ai u përpoq të krijonte brenda Gjermanisë duke e bërë racën ariane të dukej “perfekte”.

Megjithatë, në këtë pikë, Hitleri ndoshta do t’i kishte detyruar njerëzit të ndryshonin të dhënat e  tij vetëm për të fshehur frikën që kishte.

Këto pika dhe të tjera janë të detajuara në librin Dentist Des Teufels të Menevse Deprem-Hennen, në të cilin autori përshkruan marrëdhëniet midis Hitlerit dhe Blaschke.

Një tjetër pikë interesante në lidhje me të dhënat dentare të Hitlerit është fakti se këto ishin shumë të dobishme për të vërtetuar se ai kishte vdekur dhe nuk ishte larguar në vende të tjera të botës, siç mendohej nga disa historianë, shkruan abcnews.al.

Ky sekret qëndroi vetëm midis Hitlerit dhe Blaschke-s për aq sa tregohet në të dhënat e tij,  prandaj Hitleri kishte nevojë të kishte një marrëdhënie të mirë me njerëz të tillë pasi ata kishin aftësinë ta shkatërronin atë dhe perandorinë që kishte ndërtuar deri diku.

Si një mësim për jetën, ne të gjithë frikësohemi nga diçka, por mund të kemi frikë ta shfaqim pasi shumë persona mund ta shtrytëzojnë.

1 Komente

  1. P
    P

    O Gazetar injoranter,Hitleri nuk ishte diktator o debila,erdhi ne fuqi me Vota te pastra.nuk qendroi ne Pushtet me shume se Edi Rama.si mund te Quhet diktator nje njeri qe kishte me Liri dhe Demokarci para 70 vitesh sesa Shteti Shqiptar ne 2022

    Lini një Përgjigje