“Nuk e di nëse do jetoj”, i përlotur, i riu publikon videon nga rrënojat

8 Shkurt 2023, 11:05Bota TEMA

“Nuk e di nëse do jetoj”, i përlotur, i riu publikon

Një video dramatike e një djali nën rrënojat e tërmetit në Siri është publikuara në rrjete sociale. Djali i gjendur në rrënojat e banesës së tij ka mundur të realizoj një video dhe ta shpërndajë në rrjete sociale.


Nga pamjet ai shihet i mbuluar i gjithi me pluhur, i përlotur dhe i frikësuar për jetën e tij. Ai thekson se nuk di se si ta shpjegojë të gjendesh nën rrënoja, pasi nuk e di nëse do të jetojë apo jo.

I riu madje tregon se në ndërtesën ku jetonte në momentin kur ndodhi tërmeti, gjendeshin edhe tri apo katër familje tjera.

Në momentin e videos shihen teksa fillojnë të bien copëza të vogla betoni. Nga autoritetet siriane nuk është dhënë ende asnjë e dhënë nëse i riu në fjalë ka mundur të shpëtohet.

Kujtojmë se një tërmet tragjik goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e së hënës duke shkaktuar mbi 8700 viktima dhe mijëra të plagosur.

 

Lini një Përgjigje