Për motin e ftohtë që ka përfshirë Ukrainën, vjen edhe një reagim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Për shkak të bombardimeve ruse, gjysma e infrastrukturës së Ukrainës është ose e dëmtuar ose e shkatërruar, kështu që ka energji të kufizuar për gatim, ngrohje dhe kjo do të thotë se funksionimi i spitaleve këtë dimër do të jetë rreth mbijetesës.
“Ne presim që 2-3 milionë njerëz të tjerë të largohen nga shtëpitë e tyre në kërkim të ngrohtësisë dhe sigurisë”, u shpreh Hans Kluge, Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën, i cili shtoi se njerëzit do të përballen me një situatë sfiduese.
“Ata do të përballen me sfida unike shëndetësore, duke përfshirë infeksionet e frymëmarrjes si Covid-19, pneumoninë, gripin dhe rrezikun serioz të difterisë dhe fruthit në popullatën e nën-vaksinuar”, tha ai.
Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia, i cili dikur prodhonte më shumë se 25% të energjisë elektrike të Ukrainës, nuk prodhon më energji.
Lini një Përgjigje