Përgjaken zgjedhjet në Turqi: Një i vdekur dhe 12 të plagosur

31 Mars 2024, 16:55Bota TEMA
Përgjaken zgjedhjet në Turqi: Një i vdekur dhe 12 të

Në mbarë Turqinë u mbyllën qendrat e votimit për zgjedhjet për pushtetin lokal, raporton Anadolu.

Votimi filloi në orën 7:00 të mëngjesit me kohën lokale dhe vazhdoi deri në orën 16:00 me kohën lokale në 32 provinca lindore të vendit, kurse në provincat e mbetura, qendrat e votimit u hapën në orën 08:00 dhe u mbyllën në orën 17:00.

Pjesëmarrja ka qenë shumë e lartë, prej më shumë se 61 milionë votuesish.

Ndërkohë incidente të dhunshme janë regjistruar në Dijarbakır, një nga qytetet kryesore kurde në Turqinë juglindore.

Sipas Ministrisë turke të Shëndetësisë të paktën një person u vra dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

“Përleshjet shpërthyen mes dy grupeve gjatë zgjedhjeve të sotme, duke rezultuar në një të vdekur dhe 12 të plagosur”, tha një zyrtar për AFP, duke sqaruar se incidentet ndodhën në një fshat që ndodhet 30 kilometra larg Dijarbakirit.

1 Komente

  1. E
    Evropi per kristianet!

    Ja pse keta njethundrake arabe m'turkye dhe m'Albanistan nuk kan vend ne BE.....allah uakbar

    Lini një Përgjigje