Polonia do dërgojë 60 tanke të modernizuara në Ukrainë

27 Janar 2023, 15:53Bota TEMA

Polonia do dërgojë 60 tanke të modernizuara në Ukrainë

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki ka thënë se Polonia do të dërgojë dhjetëra tanke në Ukrainë këtë vit.

Në një intervistë për televizionin kanadez, CTV, ai ka thënë se shteti i tij do të dërgojë 60 tanke të avancuara, përveç 14 tankeve të modelit gjerman, Leopard 2.


Varshava, e cila e ka pozicionuar veten si një prej vendeve më mbështetëse ndaj Ukrainës, i ka bërë presion të konsiderueshëm Gjermanisë në javët e fundit që të mundësojë dërgimin e tankeve Leopard 2 në Kiev.


Gjermania është pajtuar për të dërguar vetë këto tanke në Ukrainë, por edhe u ka dhënë dritën e gjelbër shteteve tjera që të veprojnë njëjtë.

“Tani për tani, ne jemi të gatshëm të dërgojmë 60 tanke tona të modernizuara, 30 prej tyre PT-91. Përveç tyre janë edhe 14 tanke Leopard 2, që i kemi në dispozicion”.

PT-91 është tanke luftarake polake, e cila ka nisur të përdoret për herë të parë në vitet 1990.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zekensky, e ka falënderuar Poloninë për dërgimin e më shumë tankeve.

“Së bashku, ne do të fitojmë”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.

3 Komente

  1. z
    zhelenska

    tanket e polonise do pesojn fatin e bythes se antiçensures , do han derrin maç.

    1. Z
      Zhvejku

      Ç'do fshat thone qe ka nje budall, po anticensuma eshte kryebudalli i fshatit, sa edhe njeher qe i dergoi iati per dru, ai ne vend tja vinte samarin gomarit, ja vuri lopes e u nis me pre dru. Te kuptoemi baban se kishte biollogjik, ate vetem e ema e di se me ke e ka te zen.

      1. u
        ushtari i mir rus shvejku qe te ha llarin me gjith

        Ti shvejk je rot kari nga koka e deri te kembet, se cdeshe te tregoje me tregimin tend vetem nje klluf kari si puna jote e kupton .....

      Lini një Përgjigje