Një shkencëtar francez ka kërkuar falje pasi postoi një foto të një fete sallami, duke pretenduar se ishte një imazh i një ylli të largët të marrë nga teleskopi hapësinor James Webb.
Étienne Klein, një fizikan dhe drejtor i njohur në Komisionin e Energjive Alternative dhe Energjisë Atomike të Francës, ndau imazhin e sallamit pikant spanjoll në Twitter javën e kaluar, duke lavdëruar "nivelin e detajeve" që ofronte.
"Fotografia e Proxima Centauri, ylli më i afërt me Diellin, që ndodhet 4.2 vite dritë larg nesh. Është marrë nga teleskopi hapësinor James Webb. Ky nivel detajesh... Një botë e re zbulohet çdo ditë," tha ai për 91,000 ndjekësit e tij të dielën.
Postimi u shpërnda dhe u komentua nga mijëra përdorues, të cilët e morën për të mirëqenë atë që kishte shkruar shkencëtari.
Megjithatë, gjërat nuk ishin ashtu siç dukeshin.
Klein pranoi më vonë në një seri postimesh në Twitter se imazhi ishte, në fakt, një pamje nga afër e një fete sallami me një sfond të zi nga mbrapa.
“Ndihem i detyruar të theksoj se ky postim në Twitter ishte thjesht një formë argëtimi. Le të mësojmë të jemi të kujdesshëm ndaj argumenteve të autoritetit, si dhe elokuencës spontane të imazheve të caktuara”, shkroi ai nën postimin e tij origjinal në Twitter.
Rraca Sali Ram Berishe nuk qenka vetem ne planet, qe duke tundur ne ajer nje cope "sallam", terbon qente e Bathores.
Kjo eshte tallje bythe me taksapaguesit dhe me ata qe mendojne se shkencetaret nuk kane vese si te gjithe njerezit tjere.
Ben gallate ky se eshte ne France por po te ishte ne Amerike do e kishin hedhur ne gjygj per "demtim emocional te shkatuar nga lajmi i rreme " dhe dobi kerkonin 50 milon dollar demshprblim. Haha.......!