Presidenti i Iranit paralajmëron Izraelin: Çdo lëvizje do sjellë reagim të dhimbshëm

17 Prill 2024, 14:00Bota TEMA
Presidenti i Iranit paralajmëron Izraelin: Çdo lëvizje do

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, ka paralajmëruar Izraelin se “lëvizja më e vogël” kundër vendit të tij do të sillte një përgjigje “të ashpër”, raportojnë mediat shtetërore.

“Veprimi më i vogël kundër interesave të Iranit do të përballet patjetër me një përgjigje të ashpër dhe të dhimbshme kundër të gjithë autorëve të tij”, paralajmëroi presidenti iranian, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim.

Sipas mediave të huaja, komentet Presidenti Ebrahim Raisi i bëri teksa foli në një paradë vjetore të ushtrisë përpara Ditës Kombëtare të Ushtrisë nesër.

Parada u zhvendos në një kazermë në veri të kryeqytetit, Teheran, nga vendi i saj i zakonshëm në një autostradë në periferinë jugore të qytetit, pa asnjë shpjegim për këtë lëvizje.


Televizioni shtetëror nuk e ka transmetuar drejtpërdrejt, siç ka bërë vitet e mëparshme.

2 Komente

  1. X
    XXXL

    O gazetar koqe eshte kohe lufte dhe kerkon spjegim perse eshte zhvendosur vendi i parades ushtarake, tregon GUXIM qe ne kete periudhe te besh edhe parade......

    1. X
      X

      Nuk e japin direkt se kane friken se Izraeli do i godase mu ne strofull te minjeve.

      Lini një Përgjigje