Prokurori që heton Trump: Ish-Presidenti po intimidon dëshmitarët

16 Shtator 2023, 17:40Bota TEMA

Prokurori që heton Trump: Ish-Presidenti po intimidon dëshmitarët

Prokurori që po udhëheq hetimet për ndërhyrje në zgjedhje ndaj Donald Trump i ka kërkuar gjykatësve që t’i vendosin atij një urdhër ndalimi për të folur, për të kufizuar komentet publike të ish-presidentit lidhur me çështjen.

Hetuesi i posaçëm Jack Smith ka deklaruar se urdhri në fjalë do të parandalonte intimidimin e dëshmitarëve.

Nga ana e tij, Trump ka reaguar online, duke akuzuar ekipin e Smith për qasje negative. “Ata nuk do të më lënë të flas?”, është shprehur ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Më herët ai është vetëdeklaruar i pafajshëm ndaj akuzave se është përpjekur të përmbysë rezultatin e zgjedhjeve të 2020-s.

Kërkesa e Smith u zbulua nga gjyqtarja Tanya Chutkan. Ajo ishte dorëzuar një javë më parë dhe ishte mes një seri dokumentesh gjyqësore të lidhura me çështjen, të cilat u publikuan të premten.

Prokurorët deklarojnë se propozimi i tyre është vetëm një masë kufizuese, e nevojshme për të parandaluar keqinformimin, kërcënimet dhe paragjykimin e çështjes.

Nëse aprovohet, ai do të ndalojë zotin Trump që të bëjë deklarata lidhur me identitetin, dëshminë, apo besueshmërinë e dëshmitarëve të mundshëm, apo prokurorëve që po e hetojnë dhe anëtarëve të jurisë.

Javën e kaluar, avokatët e zotit Trump i shkruan gjyqtares Chutkan, duke e cilësuar atë si të njëanshme, në dëm të ish-presidentit dhe i kërkuan që të tërhiqet nga çështja. Për momentin nuk dihet se kur ajo do të vendosë për të dyja kërkesat. 

2 Komente

  1. D
    Degelisi

    "intimidon" nuk eshte fjalen shqipe. Ngelet inferior Duke perdorur fjalen te huaja vend e pa vend I dashur Mero Baze! Pse nuk hape nje rubrike per moseperdorimin e fjaleve te huaja! Une do perforja fjalet: I ofendon, kercenon apo ndonje fjalen me te goditur

    1. v
      v

      @degelisi pergezime ! Edhe un po te njejtin problem desha te trajtoj Nga vjen kjo fjal "intimidim" e ku i ka rrenjet E kam ndigjuar dikur nga nje deputete shqiptare ne nje debat dhe nuk fsheh se mu neverit pozicioni qe ajo perfaqeson Na tani, na u be dhe pasqyr per lexusit qe te hyj ne fjalorin shqip nga kta "revolucionar barbarizmash"a thu se ska fjal shqipe te kuptushme nga kushdo Mero me gjith respektin dhe si lexues i ksaj gazete ,ver dor mbi kta "kriminel"te kesaj gjuhe ,qe vec zhvillimeve te reja teknologjike qe koha na detyron te pranojm ,te mos banalizojn fjelorin ton te pasur .......

      Lini një Përgjigje