Protestat për masat anti-Covid në Kinë nuk kanë të ndalur, kërkohet dorëheqja e presidentit Xi

27 Nëntor 2022, 13:55Bota TEMA

Protestat për masat anti-Covid në Kinë nuk kanë të

Protestat kanë shpërthyer në të gjithë Kinën dhe universitetet ku qindra u mblodhën duke brohoritur “Dorëheqje, Xi Jinping! Dorëheqja Partia Komuniste”.

Qytetarët po shpërthejnë kundër politikës drakoniane zero të Covid-it të vendit – pothuajse tre vjet pas shpërthimit të pandemisë.

Protestat vijnë si pasojë e një zjarri që ra në një ndërtesë ku mbeten të vdekur 10 persona, pasi zjarrfikësja nuk mbërriti në kohë nga rregullat ndaj covid.

Në qytete dhe universitete anembanë Kinës, sipas videove të postuara në mediat sociale, protestat kanë filluar të shtunën në mbrëmje dhe të djelën në mëngjes.

Videot e përhapura gjerësisht në mediat sociale kineze treguan qindra njerëz në qendër të Shangait të shtunën duke ndezur qirinj për të mbajtur zi për të vdekurit e zjarrit në Xinjiang.

Në disa video, njerëzit u dëgjuan duke brohoritur parulla kundër presidentit kinez Xi Jinping dhe Partisë Komuniste duke u bërë thirrje atyre të “dorëhiqen”.

Turma gjithashtu brohoi “Unë nuk dua një test Covid, dua lirinë!” dhe “Unë nuk dua diktaturë, dua demokraci”.

2 Komente

  1. K
    Kina Popullore

    U a rregullon qejfin z.Xi!

    1. a
      anti25642654censurë

      ore se mos janë si ai grushti i shtetit që i bënë para nja dy muajsh??

      Lini një Përgjigje