Pse kokëfortësia e Angela Merkel është tronditëse!

25 Nëntor 2022, 20:41Bota TEMA

Pse kokëfortësia e Angela Merkel është tronditëse!

Nga Paul Ronzheimer, BILD

Kaq pak vetë-reflektim kur bëhet fjalë për Ukrainën ka vetëm Gerd-gazi.

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel vazhdon të jetë krejtësisht e paarsyeshme kur bëhet fjalë për përgjegjësinë e saj për politikën e Gjermanisë ndaj Rusisë.

Në një intervistë për ‘Spiegel’, ajo thotë se pushtimi rus i Ukrainës nuk e befasoi dhe se ajo ishte e pafuqishme kundër Putinit në fund të mandatit të saj.

Fjalitë e Merkel në ‘Spiegel’ janë të habitshme dhe tronditëse për disa arsye.

Së pari, tregon edhe njëherë se sa kokëfortë i qëndron versionit të saj edhe për një distancë të gjatë. Dikush mund të pyesë veten nëse nuk ka në fakt asnjë njeri të afërt me ish-kancelaren, që t’i japë asaj një mendim, duke pasur parasysh gabimet e saj të qarta në trajtimin e Rusisë dhe Ukrainës.

Fakti që Merkel thotë se ishte ‘e pafuqishme’ është në të njëjtën kohë një tallje me popullin e Ukrainës dhe në veçanti me ata që i kanë paralajmëruar vazhdimisht ata personalisht për pasojat e rënda të politikave të tyre.

Nëse Merkel e shihte se lufta po vinte, si mund të vazhdonte ajo me projektin e gazsjellësit Nord Stream II dhe ta bënte Gjermaninë të varur përgjithmonë nga gazi rus?

Nëse Merkel e pa luftën që po vinte, pse nuk pati përpjekje shumë më të forta në vitin e saj të fundit si kancelare për të sanksionuar Rusinë përpara një sulmi?

Nëse Merkel e pa luftën që po vinte, pse i rezistoi kërkesës për të dërguar armë dhe e pengoi kështu Ukrainën që të mbrohej edhe më mirë që nga dita e parë e luftës?

Në Ukrainë, e cila po bombardohet nga Putini me raketa dhe dronë kamikazë, njerëzit thjesht tundin kokën kur dëgjojnë fjalët e Merkel. Dhe është kaq acarues fakti që ishte kancelarja nuk ka shprehur asnjë fjalë keqardhjeje për politikën e saj pro-ruse, edhe pas nëntë muajsh luftë.

Nuk është kurrë vonë për të kërkuar falje, ish-kancelare! Bëjeni më në fund!

17 Komente

  1. V
    Vëzhguesi i paanshëm

    Në sajë të presionit të madh politik dhe mediatik të vendeve euro - atlantike, zonja Merkel e ka të vështirë të thotë troç, të vërtetën e thjeshtë: Lufta nuk do të ndodhte, nqs SHBA nuk do ta dëshironte një gjë të tillë, dmth të luftonte konkurrentin e saj në tregun e rëndësishëm evropian e më tej, duke përdorur si mish për top popullin Ukrainas dhe nëpërkëmbur interesat e shteteve të tjera evropiane që e ndjekin pas, disa nga halli e disa nga malli.

    1. E
      Epirioti II

      Mund te jesh i paanshem dhe te thuash budallalleqe te njeanshme. Luften e fillon ai qe con tanket dhe avionet te vrasi njerezit e nje shteti tjeter. KAQ GJE NUK E KUPTON !!! Gabimi i Perendimit ishte qe e toleruan Putinin ne 2014 me nje fare kompromisi qe me Krimene dhe Dombasin do ta mbyllte avancimin. Zonje Merkel nuk ka bythe te thote qe e gjithe politika e jashtme Gjermane e 20 viteve te fundit ka qene e shitur tek ruset per interesa te vockla ekonomike.

      1. A
        Asd

        Do me pelqente qe te ishe ukrainas, madje me banim ne ato apartamentet ku kane rene raketat ruse. Doshta do te flisje ndryshe sot, e do te zbrisje nga stoli i budallekut ku ke hipur.

        1. I
          Ik mor rrot kari

          Po per ju debilat e teorive konspirative Putini ishte mema e zgjuarsise. Tani na doli qe po tall karin Amerika me Putinin dhe Boten.

          1. N
            Ndryshe

            O qorr, lufta filloi me 2014 kur u mor Krimeja. Gjermania e pa cfare beri Putini. Po nuk reaguan sepse e shikonin rusine si hapsire biznesi. E lejuan stream 2, se per ta biznesi vlen me dhume se liria e ukraines. Kujto qe aty punon ish kancelari Shreder. Merkel nuk ishte ajo qe mendonin shqiptaret.

          2. S
            Spak

            Merkel ishte komuniste nga Gjermania lindore!

            1. ¿?

              Mos harroni qe Angela Merkel vjen nga ish-Gjermania Lindore. Just saying.

              1. a
                alban qazimi@ yhaa.it

                Analize e sakte ! Kam pasur respekt per politiken gjermane ne veçanti per Merkel por tregoi qe megjithese vinte nga nje gjermani Lindore si preardhje dhe formim nuk u be kurre Perendimore , virtut dhe parime qe i prisnim te gjithe nga Merkel ngeli Lindore andej nga e kishte preardhjen dhe formimin , Pragmatiste momentale .Rusia do humbi ne fund edhe sikur te poshtoje gjithe Ukrainen bashk me Moldavine ......Ka humbur Kredibilitetin si imazh bashke me ate dhe fuqine qe mendomin se e kishte....

                1. G
                  Geldi

                  Ke te drejte e sakte

                  1. R
                    Raimond vlonjati

                    Ajo ishte pro Rusise ndaj dhe CIA e pergjonte kete zonjen dhe natyrisht edhe pro Serbise , ndersa me ne kjo tallej Dhe duhet thene gjithe politika gjermane nga Helmut Kohl deri edhe ky i fundit tani kane qene dhe jane pro Rusise

                    1. L
                      Loni

                      Po ajo ishte agjente e rusise cfare falje kerkoni ju nga ajo diktatorja europjane me 16 vjet ne pushtet dhe 30 vjet ne pilitikme keq se putini dhe erdogani, ajo ishte plaka me e keqe ne europe

                      1. s
                        spata

                        Zonja Merkel nuk gjukohet .Te gjitha levizjet e saj dipllomatike, me Rusine, kane patur vetem nje qellim. Te zbusi mardhenjet dipllomatike ,te Evropes me Rusine, si hap te pare. Hapi i dyte forcimi i mardhenjeve me Rusine dhe krijimin e nje blloku aleance bashkpunimi ne fushat ekonomike e demokratike ;per ta integruar ne BE. Merkeli e kishte kuptuar se pa Rusine dote krijoheshin probleme edhe per vete BE.Duke gjukuar rezervat e medhaja hidrokarbure , ato ushqimore dhe afersija e shkembimeve tregetare ,Rusine e shikonte si nje nga opsjonet mete mira se ato me SH.B.A ne .Duke dashur te realizoje keto qellime merkeli per 10 vjeter e ndihmoje Rusine me fonde per tu riaktivizuar burimet e saja shume te cmueshme edhe per BE. Dhe ja historija tregoje se ishin shume te sakta synimet e Merkelit .Evropa tani po shkon drejt nje krize te thelle qe ndoshta dote behet shkak per krisje te reja deri ne shperberje. Evropa eshte e fuqishme nga pikpamja teknologjike por vuan mungesen e lendes se pare per te qendruar e forte perball situatave qe krijohen . Kriza e Ukraines, si rezultat i luftes me Rusine ,do te shtrihet dhe ne vendet e BE.Rusija gjeti pikerishte Ukraine perti treguar Evropes se pa mua nuk mund te qendrosh e fuqishme . Pse nuk u realizua ose te mbahej ne fuqi ideja e Merkelit .BE filloje te gaboje, pas largimit te Merkelit, ne raportet dipllomatike, si me Rusine dhe SH.B.A.Vendet Evropjane filluan te ankohen, lidhur me politkat e Merkelit dhe pamenduar mire dolen dhe kundershtite brenda perbrenda BE.BE ,nga sulmi Rus ndaj Ukraines ,po tregohet e pa afte te rezistoje situata konflikturale ne rajon .Deri me sot ajo se ka te qarte se cprespektive dote hapet ne te ardhmen .Eshte e pa fuqishme dhe zbaton e detyruar ato vendime qe merrin SH.B.A. BE ka deshtuar ne shume raste .Ne si shqiptare e ndiejme me shume , jo vetem per stabilizimin e brendshem politke, por dhe ne raporte me vendet e tjera te rajonit . Eshte tallur dhe tallet me problemin shqiptare dhe nuk eshte e interesuar te zgjidhet ceshtja shqiptare e Kosoves. Kosova qe nuk stabilizohet ka ne themel politkat qe ndjek BE .BE sdo dhe integrimin Evropjan te SHqiperise . Ajo e di shume mire se cdo ndodhi nese ne behemi antar te saj .Do rishikohen te gjitha vendimet e gabuara qe ajo ka marr ne demin tone .Kete e hasim gjate takimeve qe bejne perfaqsuesit tane qeveritar, per negocjatat, ku ata qysh tani vene kushte . Te mos ndryshoje azgje nga e shkuara kriminale e vendimeve te Evropes ndaj nesh .Shkurt dhe pa kuptuar ne te mbetemi te perdhosur edhe kur nje dite te quhemi antare e BE.

                        1. A
                          Arben

                          Luften ne ukrain nuk e filloj rusia por amerika duke prishur raportet rusi be me luften ne ukrain ka arritur te gjunozoj eropen me produktet e naftes dhe gazit dhe mineraleve te tjera plus dhe zinxhirin ushqimor te dhrithrave si te rusis pa ashtu te ukraines ne anen tjeter amerik duke shitur arme dhe gaz dhe naft tani kush del e fituar nga ky konflikt pra amerikanet .kush i ka ba luftrat deri tani neper bote amerika rusia eshte shum large se sa luftra dhe grushte shtetesh qe ka ba amerika prandaj europa kurr nuk dote jete e pa mvarur pa u bashkuar me te gjitha shtetet qe bejn bashkimin europja politikiah ushtarakisht dhe ekonomikisht po pasur nevoj per shba vetm ateher dote jet superfuqi ne bote jo me politika shoviniste sic ben der sot.

                          1. b
                            beso

                            Rusia nuk e ka dashur kurre nje lufte me Ukrainen, dhe subvencionet ne lende te para per Ukrainen nuk jane nderprere edhe kur kryeministrja Timoshenko e 2009 per lojra politike afatshkurter bllokonte me muaj te tere gazin rus. Ne 2014 presidenti filorus Ukrainas nen garanci te Gjermanise dhe Franices e bekimin e Rusise, u terhoq nga shtypja e protestave per tja lene vendin zgjedhjeve te lira, qe nuk u bene kurre. shenjat e rruges se konfrontimit me. Rusine ne Ukrina do ti tregonte kur ne proesta do shfaqej Viktoria Nuland sekretajra e pokitikave te jashtme e John n Mcain. Ketu eshte dhe fillimi I atyre cfsre po ndodh sot. Dhe Merkel si udheheqesja qe kishte invest uar ne stabilitetin European duke berediplomaci me Rusine e duke rritur mireqenienien e BE keto zhvilime I ka pare me deshperim dhe pafuqi per te nderhyre pasi potika ameriknae e kishte shkruar tashme skenarin e viteve te ardhmshme. pra forcimi ushtarak I Ukraines, izolimi I lendes se pare ruse, orientimi I tregut European drejt vetes, krijimi I kushteve per nje Konflikt te gjakshem rusi-Ukrainas. vete EU deshtoi qe Ukrina te zbatonte marveshjen e paqes te 2015, situate te ngjashme ku Mitrovica, ku Kosova kontrollon kufirin ndersa drejtuesit e administratet dhe rendit zgjidhen serbe.kushte ngjashme ishin te parashikuar a ne marveshjen e paqes, qe nese Ukrina do e firmaoste e zbatonte do kishte Kontroll te. plot te kufirit ndersa ne strukturat drejtiese do ishin Kandidate te zgjdhir nga vete Donbasi. por elitiat politike ukrianase nuk u lane nga ShBA ta zbatonin ate marveshjen dhe sot kemi kete rezultat. ketu qendron dhe deshtimi I dyte I EU qe nuk i dhane rendesi e e duhur paqes.

                            1. T
                              Tosi

                              GJERMANET ME MERKELIN BENE TE NJEJTEIN GABIM QE BENE SHQIPTARET ME ZGJEDHJEN E SALIUT.UNIVERSITETI QE KA BERE MERKELI QUHEJ KARL MARKS DHE GJERMANEVE JA PORDHI TRURIN PRAPAGANDA E MAJTE DHE E VOTUAN.KOMUNISTAT KURRE NUK NDRYSHOJNE.FEMER E NDYRE QE ME BEKIMIN E OBAMES E SHKATERRUAN EUROPEN DHE FUQIZUAN RUSINE.

                              1. J
                                Jeta

                                Dakord me dy komentuesit e parafundit.

                                1. J
                                  Jeta

                                  Jo me Tosin, dakord me Arben dhe Beso.

                                  Lini një Përgjigje