Pse po përplasen “kokë më kokë” Kina me Tajvanin

4 Gusht 2022, 12:59Bota TEMA

Pse po përplasen “kokë më kokë” Kina me Tajvanin

Situata mes Kinës dhe Tajvanit është nxehur shumë dhe analistët ushtarakë nuk përjashtojnë një pushtim ndaj ishullit gjatë ditëve në vijim.

Ushtria kineze ka njoftuar për kryerjen e disa manovrave ushtarake në ujërat përreth Tajvanit duke e rrethuar tërësisht ishullin me anije, ndërkohë që në tokë janë vendosur sisteme raketore balistike, të cilat janë vënë në veprim sot.

Por pse ka tensione mes Kinës dhe Tajvanit?


Kina e konsideron Tajvanin si një provincë të shkëputur të cilën është zotuar ta rimarrë, edhe me forcë nëse është e nevojshme.

Por udhëheqësit e Tajvanit thonë se është qartësisht shumë më tepër se një provincë, duke argumentuar se Tajvani është një shtet sovran.

Tajvani ka kushtetutën e vet, liderë të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe rreth 300,000 trupa aktive në forcat e tij të armatosura.


Qeveria e Republikës së Kinës (ROC) e Chiang Kai-shek, e cila u largua nga kontinenti në Tajvan në vitin 1949, në fillim pretendoi se përfaqësonte të gjithë Kinën, të cilën synonte ta ripushtonte.

Në vitin 1971, OKB-ja e kaloi njohjen diplomatike në Pekin dhe qeveria Kinës u detyrua të largohej.

Lini një Përgjigje