Putin-i nis fikjen e dritave në Moldavinë pro-evropiane

22 Nëntor 2022, 22:25Bota TEMA

Putin-i nis fikjen e dritave në Moldavinë pro-evropiane

Presidenti rus, Vladimir Putin, në kulmin e fuqisë së tij mendoi se mund të përdorte armën e energjisë për të imponuar vullnetin e tij në të gjithë Evropën.

Moldavia – me një popullsi prej vetëm 2.5 milionë banorësh – po shfaqet si objektivi i fundit me të vërtetë i cenueshëm energjetik.

Por, pavarësisht se sa shumë përpiqet Putin-i që të errësojë Moldavinë për të rrëzuar administratën, qeveria e saj po reziston me këmbëngulje.

Vetëm javën e kaluar sulmet me raketa ruse shkaktuan ndërprerje të energjisë në gjysmën e vendit dhe muajin e kaluar Gazprom uli furnizimet me gaz me një të tretën.

Por inxhinierët dhe politikanët po punojnë gjatë gjithë ditës për të siguruar që rrjetet e energjisë të vazhdojnë të funksionojnë.

Në një shenjë se energjia dhe politika nuk janë kurrë larg njëra-tjetrës, kriza jo vetëm që po shkakton një protestë publike, por gjithashtu po përshkallëzon tensionet me Transnistrinë, një territor separat pro-rus në lindje të Moldavisë.

Qeveria e Moldavisë thotë se Rusia po nxit protesta javore në Kishinau.

“Ne jemi në një situatë rreziku ekstrem”, tha Ministri i Infrastrukturës dhe zëvendëskryeministri i Moldavisë, Andrei Spînu në një intervistë për prestigjiozen “Politico”.

I pyetur për rrezikun e më shumë ndërprerjeve të energjisë elektrike në lidhje me sulmet ruse, ai tha se “kjo ka ndodhur sot, patjetër do të ndodhë nesër dhe gjatë gjithë dimrit deri sa të përfundojë kjo lufta”.

Inflacioni në vend, një nga më të varfrit e Evropës, ka arritur në 34 për qind, me moldavët mesatarisht të detyruar të paguajnë 70 për qind të të ardhurave të familjeve të tyre në faturat e shërbimeve, të cilat janë rritur dhjetëfish në krahasim me vitin e kaluar.

Moldavia ka prodhuar historikisht vetëm një të dhjetën e energjisë elektrike të saj, me rreth 70 për qind që vjen nga termocentrali Cuciurgan në Transnistria dhe 20 për qind të tjera të importuara nga Ukraina.

Muajin e kaluar, Ukraina pezulloi eksportet pjesërisht për shkak të sulmeve me raketa ruse në infrastrukturën e saj të energjisë elektrike, ndërsa Transnistria ndaloi papritur eksportet më 1 nëntor, duke përmendur mungesën e saj të energjisë.

Kjo krijoi një problem dramatik të furnizimit me energji elektrike.

Deficiti i energjisë i vendit ende luhatet midis 5 dhe 10 për qind.

Qeveria u përgjigj duke u kërkuar njerëzve të kursejnë energji, duke inkurajuar bashkitë që të fikin dritat e tyre rrugore dhe madje këshilloi që të mos përdorin ashensorë për shkak të rrezikut të ndërprerjeve të energjisë elektrike.

Ajo gjithashtu bleu “mijëra” gjeneratorë rezervë dhe 200 mijë ton qymyr për ngrohje emergjente.

Vendi po merr 80 për qind të importeve të tij të energjisë elektrike nga tregu evropian, me deri në katër herë çmimin e mëparshëm.

Pjesa e mbetur vjen me një çmim më të zbritur direkt nga Rumania.

Kjo do t’i kushtojë qeverisë 1 miliard euro këtë dimër – ekuivalente me mbi 20 për qind të buxhetit të saj vjetor.

Vendi po kërkon 450 milionë euro fonde shtesë nga partnerët e tij evropianë për ta ndihmuar atë të shmangë krizën energjetike.

Në një konferencë donatorësh në Paris të hënën, vendet premtuan para shtesë dhe BE-ja njoftoi veçmas 250 milionë euro fonde të reja në fillim të këtij muaji.

Rusia po ushtron gjithashtu presion përmes monopolit të saj të eksportit të gazit Gazprom.

Ky i fundit, i cili tradicionalisht ka furnizuar të gjithë gazin e Moldavisë, uli flukset me një të tretën në tetor në 5.7 milionë metra kub në ditë.

Kjo, pasi përmendi borxhet e prapambetura.

Deri më tani, Moldavia është përgjigjur duke nxituar të shlyejë faturën e saj prej 53.5 milionë dollarësh për shtatorin dhe të paguajë një paradhënie për tetorin.

Efektet e ashpra sociale dhe mbështetja e fuqishme e qeverisë për Kievin po i nxisin partitë opozitare pro-ruse të Moldavisë.

Protestat javore të mijërave përfshijnë kryeqytetin çdo të diel.

Ato janë organizuar nga partia ȘOR e udhëhequr nga Ilan Shor, një ish-kryetar bashkie që jeton në mërgim në Izrael, i cili u sanksionua nga SHBA-të muajin e kaluar për gjoja se kishte punuar për të destabilizuar qeverinë “në interes të” Moskës.

Presidentja moldave, Maia Sandu, akuzon shërbimet sekrete ruse se kanë ndihmuar në organizimin e demonstratave.

“Politico”

6 Komente

  1. L
    Loni

    Disa njoftime lajmesh thon qe ukraina po merr gazin e mildavis ju thoni qe rusi po pret energjin moldavis

    1. p
      pilo lala

      Putini eshte idjot, nuk meson nga historia. Perpara se te shpikej gazi per ngrohje, ka ekzistuar ngrohja me dru. Njerezit nuk do vdesin as ne Ukraine, as ne Moldavi, por Putini po katandiset mos me keq. Putini do humbase luften, do humbas Krimene, do shkoj ne nivelin e vitit 1999, kur kishte vetem presh ne dyqan.

      1. z
        zhvejku

        Mire qe Putini eshte idijot sipas teje, problemi eshte se ku futesh ti o Pilo i lales, te theme, qe je gomar, e ofendoj gomarin, qe je idijot vet kjo nuk ka diskutim, mos i qaj allin putinit se ku do perfundoj, shiko ku do perfundoj populli i thjesht si andej e ketej nga anet tona, o analfabet funksional. Mos e ngatro rusin me preshin e lushnjes LALKE!!!

    2. D
      Daj Vekja

      Politika eshte shprehje e koncentruar e ekonomise. Kur nuk ke ekonomi te pavarur, mos bej politike...se t'i heqin breket, ..... kollaj fare

      1. D
        Daj Vekja

        Politika eshte shprehje e koncentruar e ekonomise. Kur nuk ke ekonomi te pavarur, mos bej politike...se t'i heqin breket, ..... kollaj fare

        1. G
          Genti

          Qeveritë abuzojnë tani me ç'do protestë që bëjnë qytetarët duke i akuzuar si të nxitur nga Putini. Në fakt qytetarët po e ndjejnë rëndë krizën e çmimeve që në fakt rëndohet më shumë nga spekulimet në bursa sesa nga lufta në Ukrainë. Kjo është arsyeja e vërtetë e pakënaqësisë së qytetarëve. Përderisa derdhen miliarda euro e dollarë në Ukrainë për të nënshtruar Rusinë dhe Putinin pse duhet të vuajnë qytetarët evropianë dhe as nuk duhet të protestojnë pasi etiketohen si prorusë. Popujtnuk e duan as Aksionin e Putinit e as luftën e kamufluar verdhe e kaltër të perëndimit ndaj Rusisë.

          Lini një Përgjigje