''Putini më siguroi se nuk do ta vriste Zelenskyn'', rrëfehet ish-kryeministri izraelit

5 Shkurt 2023, 09:45Bota TEMA

''Putini më siguroi se nuk do ta vriste Zelenskyn'',

Presidenti rus Vladimir Putin premtoi se nuk do të vriste homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, kur u takua me ish-kryeministrin izraelit, Naftali Bennett vitin e kaluar në ditët e para të luftës.


“A keni ndërmend të vrisni Zelenskyn?”

Kjo ishte pyetja që Bennett i kishte drejtuar Putinit, të cilën e tregoi gjatë një interviste gati pesë orëshe që dha për “Channel 12” të Izraelit.

Në atë bisedë, ai tregoi detaje nga udhëtimi i tij i njohur në Moskë në Shabbat në fillim të marsit 2022, në një përpjekje për të ndihmuar ndërmjetësimin e një marrëveshjeje paqeje midis dy palëve.

Ndërsa Bennett nuk ishte në gjendje të ndihmonte në përfundimin e armiqësive, ai ishte në gjendje të siguronte një zotim nga Putini për të mos vrarë Zelenskyn, i cili në atë kohë fshihej në një bunker sekret për të parandaluar një vrasje të tillë.

Putin e siguroi Bennett se nuk do ta vriste.

“Duhet të kuptoj që po më jepni fjalën tuaj se nuk do ta vrisni Zelenskyn”- kishte thënë ish-kryeministri izraelit dhe Putin përsëri premtoi të mos e bëjë këtë.

Bennett i telefonoi Zelenskyt ndërsa ai ishte ende në Moskë në rrugën e tij për në aeroport nga Kremlini për t’i thënë se ai nuk ishte nën kërcënim me vdekje.

3 Komente

  1. a
    armand

    Na thoni te pakten nje premtim te Putinit ne lidhje me Ukrainen qe nuk e ka shkelur ? Me siguri e kishte fjalen qe s'do ta vriste personalisht dhe per kete e besoj edhe une.

    1. g
      ganiu

      Putin thotë gjithmonë të vërtetën, me një minus para. Gjithmonë të kundërtën e saj. Më duket se e kundërta e të vërtetës, duhet të jetë gënjeshtra?

    2. E
      E vertet

      E vertet udheheqve, islamik dhe atyre komunist, nuke duhet besuar çofte edhe një gjysem fjale... Ju veq shifin se çfare muttiii jane, Erdogani, Putini, Ed Rama, Saliu, dhe Meta me shoke...

      Lini një Përgjigje