Raketat me rreze veprimi deri në 150 km, Kievi: Nuk do sulmojmë territorin rus, qëllimi është çlirimi i rajoneve të pushtuara

5 Shkurt 2023, 16:31Bota TEMA

Raketat me rreze veprimi deri në 150 km, Kievi: Nuk do sulmojmë

Ukraina nuk do të përdorë armë me rreze të gjatë të premtuara nga SHBA për të goditur territorin rus dhe do të synojë vetëm njësitë ruse në territorin e pushtuar ukrainas. Kështu u shpreh ministri ukrainas i mbrojtjes, Oleksii Reznikov.

"Ne gjithmonë u themi zyrtarisht partnerëve tanë se nuk do të përdorim armët e furnizuara nga partnerët e huaj për të qëlluar në territorin rus.

Ne gjuajmë vetëm mbi njësitë ruse në territorin ukrainas të pushtuar përkohësisht," tha Reznikov në një konferencë për shtyp.


SHBA ka konfirmuar se raketat me rreze veprimi prej 150 km janë në paketën e re të ndihmës ushtarake për Kievin.

2 Komente

  1. Z
    Zhvejku

    Tani do ju futet me thell, mjere populli ukraines. Nuk moret shembull nga padroni qe edhe nje ballon nuk e rezoji ne teritorin e saj po sa doli nga teritori e rezuan. Ndersa ju dhe rusi raketat po i hidhni ne teritorin ukraines e kush fitoi ne kete lufte perveçse padroni qe ju shet ato arme!!??

    1. T
      Thiu

      HAHAHAH Zhvejk, po Zhvejk mbete o mavri.

      Lini një Përgjigje