Rrëzohet avioni rus, Kievi: Ishte spiun. Moska bombardon sërish Odesën

24 Shkurt 2024, 21:40Bota TEMA
Rrëzohet avioni rus, Kievi: Ishte spiun. Moska bombardon sërish

Ushtria ukrainase ka deklaruar se ka rrëzuar një tjetër avion rus përgjimi të llojit “AWACS”, i dyti brenda një muaji.

Avioni raportohet të jetë lokalizuar në rajonin Krasnodar të Rusisë, rreth 200 km nga vija e frontit. Sipas të dhënave, avionë të tilla janë mjete të rëndësishme për të ndihmuar në lëvizjet e palës ruse në Ukrainë.

Rusia ndërkohë vazhdon të bombardojë qytetet ukrainase. Odesa u kthye në shënjestër për herë të dytë në 24 orë. Pasi një sulm i mëparshëm mori 3 jetë njerëzish, mbrëmjen e së premtes një dron sulmoi sërish, duke lënë të vrarë një grua, e cila ndërroi jetë nën rrënojat e banesës së saj.

Për të luftuar sulmet ajrore ruse, Kievi zyrtar po pret mbërritjen e avionëve luftarakë amerikanë “F-16”. Pilotët ukrainas i janë nënshtruar tashmë stërvitjes në kurset e fluturimit në Danimarkë, vend që ka premtuar gjithashtu dorëzimin e disa “F-16-ave” brenda këtij viti.

1 Komente

  1. O
    O Mero koqja, por boll or toc boll.

    Po tallni sumen me keto lajme,..... Rusia brenda 24 oreve bombardon dy here qytetin Odesa ku vdiq nje grua e cila u zu poshte nga renojat e baneses se saj. Sulm me qindra mije euro per te vrare nje grua te zene nga renojat.

    Lini një Përgjigje