Rusia hap hetim për “terrorizëm ndërkombëtar” mbi sulmet misterioze ndaj Nord Stream

28 Shtator 2022, 22:10Bota TEMA

Rusia hap hetim për “terrorizëm ndërkombëtar”

Moska ka vendosur të nisë një hetim të mirëfilltë për “terrorizëm ndërkombëtar”, pas rrjedhjeve masive të gazit në gazjellësin Nord Stream, mbi të cilat dyshohet se mund të jenë sulme të mirëmenduar.

Nga Perëndimi, nuk është i përjashtuar fakti se vetë Rusia e ka ndërmarrë këtë hap “hakmarrës” në ujësjellësin Nord Stream.

Megjithatë, Kremlini pretendon ndryshe dhe tashmë zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Rusi, do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për hetim.

Sipas studiuesit ushtarak danez Kenneth Øhlenschlæger Buhl, ka shumë të ngjarë që të jenë bombat, ato që kanë shkaktuar lëkundjet.

“Mjetet ekzistojnë dhe, si të thuash, tashmë janë zhvilluar. Për të sabotuar një tub të tillë, është më e dukshme të hidhet në erë me një ngarkesë shpërthyese, e cila vendoset në tub”, thotë ai për median daneze BT.

Shërbimet speciale gjermane ndërkaq, sugjerojnë se tre tubacione të gazit Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 në Detin Baltik mund të bëhen përgjithmonë të papërdorshëm pas akteve të supozuara të sabotimit.

4 Komente

  1. T
    T

    Ska terrorizem me te madh SE AI amerikan. Dhe Europa do I vuaj pasojat. Jo po mendoni qe amerika do demokraci. Vec nje qorr SE shikon batakun amerikan te bidese Sorros me shoke majtiste.

    1. L
      Lugati

      shko ore bythqir lulishtesh

    2. G
      Gogoli

      Vetë të vrasin vetë të qajnë rusët e serbët.

      1. E
        E verteta tjeter

        ........ sugjerojnë se tre tubacione të gazit Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 në Detin Baltik mund të bëhen përgjithmonë të papërdorshëm pas akteve të supozuara të sabotimit. Dhe , me ne fund , varesia e Europes nga gazi rus , don apo nuk don Europa apo Rusia , MORI FUND !!! Siç tha edhe ish ministri polak : Faleminderit Amerikë !

        Lini një Përgjigje