Sipas imazheve të reja të publikuara nga Agjencia amerikane Hapësinore, NASA, Rusia ka vjedhur rreth 1 miliard dollarë grurë nga Ukraina, që prej nisjes së agresionit rus më 24 shkurt 2022.
Programi i NASA-s, i cili merret me çështje të tilla, është ai i njohur për sigurinë ushqimore dhe agrikulturën.
Në bazë të analizave të kryera, është krijuar një hartë e përcaktuar e veprimeve ruse në Ukrainë dhe është dalë në përfundimin se rreth 6 milionë tonë grurë ukrainas, janë korrur në zonat e pushtuara nga Rusia.
Kjo sasi, do të përbënte edhe 88% të gjithë grurit në zonat ukrainase të pushtuara nga Rusia, ku vetëm 12%, kryesisht zona në frontin e luftës, janë ato që nuk është arritur të korren.
Nga ana tjetër, dyshime shumë të mëdha po ngrihen mbi fatin e drithërave, pasi Rusia prej kohësh po eksporton sasi të mëdha gruri dhe kjo sasi, mundet të jetë edhe pjesë e atyre të korrave, të cilat kanë qenë në zonën e Ukrainës.
Pjesa më e madhe e dërgesave, kanë qenë në drejtim të Libisë dhe Iranit.
Vetë Ukraina, e ka pasur më të vështirë të kryejë dërgesa, duke parë portet e marra nga Rusia apo rrugët e bllokuara, shtuar këtu edhe eksodin e madh të ukrainasve, jeta e të cilëve është kanosur nga forcat ruse.
Megjithatë, falë një ndërhyrjeje nga Turqia dhe veçanërisht nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është arritur të arrihet një zgjerimin i marrëveshjes së grurit, me 180 ditë. Gjë kjo, e cila e lejon Ukrainën të eksportojë sasinë e korrur pa pasur probleme, duke kaluar anijet në Detin e Zi.
Duke qenë se Ukraina është ndër eksportueset më të mëdha të grurit në botë, mbart një rëndësi të veçantë edhe lufta për lëndën e parë, nga ana e Rusisë.
Siguria ushqimore, u cenua rëndë në muajt e para të pushtimit rus të Ukrainës dhe çmimet arritën rekorde historike, sa i përket drithërave.
Muajt e fundit, situata është shfaqur më e normalizuar, por sërish ka problematika të mëdha, mbi të gjitha për Kievin zyrtar.
Lini një Përgjigje