Rusia rikthen krizën ushqimore? Kufizim marrëveshjes për grurin

13 Mars 2023, 22:00Bota TEMA

Rusia rikthen krizën ushqimore? Kufizim marrëveshjes për grurin

Rusia ka rikthyer edhe njëherë frikën për një krizë të mundshme ushqimore në shumë vende të botës pas vendimit të saj për të zgjatur vetëm me 60 ditë marrëveshjen që lejon eksportin e sigurt të drithërave nga portet ukrainase në Detin e Zi.

Ndonëse me gjuhë diplomatike, zëvendësministri rus për Punë të Jashtme, Sergei Vershinin u shpreh pas takimit me zyrtarët e lartë të OKB, se Rusia nuk është kundër zgjatjes së marrëveshjes, por me një kohëzgjatje prej 60 ditësh, afat ky më i shkurtër nga sa ishte parashikuar më herët.

Nisma për drithërat në Detin e Zi u arrit mes Rusisë dhe Ukrainës nën ndërmjetësimin e OKB-së dhe Turqisë korrikun e kaluar. Marrëveshja u zgjat për 120 ditë nëntorin e kaluar, por tashmë duhet të shqyrtohet sërish më 18 mars.

Më herët Moska kishte sinjalizuar se do të pajtohej për zgjatjen e marrëveshjes, nëse hiqen kufizimet e vendosura ndaj eksporteve të saj. Por, shumë diplomatë dhe zyrtarë të lartë, përfshirë ministrin turk të Mbrojtjes, Hulusi Akar thanë para bisedimeve se janë optimistë se do të ketë pajtim për zgjatjen e marrëveshjes.

1 Komente

  1. E
    Evropa Kurva Plake me pamjen e Doris Pack

    Rusise t'i vene saksione, kurse kjo nuk duhet te beje te njejten gje me te tjeret dhe aq me keq me Ukrainen qe dollaret e grurit i konverton me predha arme arme vrastare te Biden Pampersit per te vrare ruset. Putini po tregohet bujar qe po i lejon te eksportrojne grure per 60 dite, te shkojne e t'i puthin kembet.

    Lini një Përgjigje