Rusia vijon të fajësojë Ukrainën për sulmin në Moskë: Terroristët ishin të pavetëdijshëm, ndoshta kanë përdorur çipa

1 Prill 2024, 09:34Bota TEMA
Rusia vijon të fajësojë Ukrainën për sulmin në

Rusia këmbëngul të fajësojë Ukrainën për sulmin terrorist me armë në Moskë ku mbetën të vrarë 144 persona dhe qindra të plagosur.

''Hetuesit kanë gjetur prova'', thonë ato dhe kërkojnë nga Kievi ekstradimin e kreut të 007-ës ukrainase Malyuk. 


Në televizionin shtetëror, një ish-ushtar, gjeneral-major i policisë tashmë në pension, Vladimir Ovchinsky, pretendon se sulmuesit mund të jenë droguar dhe se atyre mund t’u jetë implantuar çip në tru.

Pavarësisht se ISIS ka marrë përgjegjësinë, Moska vijon të përhapë një të vërtetë alternative ndaj masakrës për të atribuuar përgjegjësinë ndaj Kievit dhe për të justifikuar intensifikimin e sulmeve ndaj Ukrainës.

''Ata kanë qenë të pavetëdijshëm: ka shumë të ngjarë që u futën substanca psikotrope, programe neuro-psikologjike dhe ndoshta çipa, sepse tani neurobiologjia lejon kontrollin mbi një person'', tha Ovchinsky gjatë një transmetimi në Kanalin e Parë të TV rus.

 

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    pas "mushkonjave të modifikuara"gjenetikisht që pickonin vetëm ushtarët rus,tashti dolën dhe me çipat e elon maskut të montuar në trutë e "islamikëve"!!dëgjova dje një analizë për këto komentet e këtij idiotit,dhe mu kujtuan gjithë idiotësitë e alFredo kaCos gjat peridudhës së koronës!!e kam thënë dhe në atë kohë,tërë/shumica e teorive konspirative burimin e kanë pasur në moskë!!këta po e tregojnë dita ditës se janë me të vërtetë të një niveli shumë të ulët,por në të njëjtën kohë e kanë kuptuar se në nivelin e tyre ka shumë shumë në këtë dynja!!këta e shfrytëzojnë një gjë të tillë me një forcë të jashtëzakonshme!!

    Lini një Përgjigje