SHBA ‘godet’ Rusinë me 500 sanksione, Biden: Putin të paguajë!

23 Shkurt 2024, 15:20Bota TEMA

SHBA ‘godet’ Rusinë me 500 sanksione, Biden: Putin të

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar më shumë se 500 sanksione të reja kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë dhe vdekjen në paraburgim të figurës së opozitës Alexei Navalny.

Sipas mediave të huaja, sanksionet synojnë njerëz të lidhur me burgosjen e Navalny dhe makinerinë luftarake të Rusisë, tha Presidenti Joe Biden.

Kufizimet e eksportit do të vendosen për rreth 100 firma ose individë.

BE njoftoi gjithashtu sanksione, të cilave Moska iu përgjigj duke i ndaluar zyrtarët e BE-së të hynin në Rusi.

Është e paqartë se çfarë ndikimi do të kenë sanksionet në ekonominë e Rusisë.

Në një deklaratë, Presidenti Biden tha se sanksionet “do të sigurojnë” që presidenti rus Vladimir Putin “të paguajë një çmim edhe më të lartë për agresionin e tij jashtë vendit dhe shtypjen në vend”.

Sanksionet vijnë një javë që kur Navalny vdiq papritur në një burg të Rrethit Arktik. Biden ka thënë se nuk mund të ketë “asnjë dyshim” se presidenti rus ishte fajtor.

Sanksionet vijnë gjithashtu në prag të përvjetorit të dytë të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

“Dy vjet më parë, ai u përpoq të fshinte Ukrainën nga harta. Nëse Putini nuk paguan çmimin për vdekjen Navalnyt dhe shkatërrimin e Ukrainës, ai do të vazhdojë,” tha Biden në deklaratë.

1 Komente

  1. s
    shori

    Nje fotografi..., njemije fjale...???!!!

    Lini një Përgjigje