SHBA: Paratë e oligarkëve rusë mund të përdoren për rindërtimin e Ukrainës

5 Shkurt 2023, 14:48Bota TEMA

SHBA: Paratë e oligarkëve rusë mund të përdoren

Perëndimi po vë në përdorim logjistikën e tij për të dërguar armë në Ukrainë. Partnerët janë angazhuar për të ofruar sisteme ajrore të avancuara, përfshirë atë raketor “Patriot” të prodhuar në Shtetet e Bashkuara, tanket gjermane “Leopard 2”, apo atë amerikan “Abrams”; ndërsa Franca dhe Italia do të dërgojnë sistemet anti-ajrore “SAMP/T” në pranverë.

Gjithashtu, prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland ka autorizuar Uashingtonin për të përdorur paratë ruse të sekuestruara për të ndihmuar Ukrainën. Njoftimi u bë gjatë një takimi mes Garland dhe prokurorit të përgjithshëm ukrainas Andrij Kostin.

Në Ukrainën lindore konflikti vijon me ofensiva nga të dyja palët dhe me zjarrin e artilerive në rajonet Donjeck dhe Luhansk. Kievi pretendon se Rusia po përgatit një bombardim në shkallë të gjerë në të gjithë vendin, që do të përfshijë qytetet kryesore dhe kryeqytetin.

Ndërkohë, në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë hyrë në fuqi kufizimet e reja mbi çmimet e produkteve ruse të naftës së përpunuar. 27 vendet kanë arritur një marrëveshje në samitin e fundit për Kievin.

1 Komente

  1. T
    Tata luigji

    Mbajeni fjalen, 300 miljard nuk jane asgje per ukrainen po ndihmojne sado pak, amerika ta marre seriozisht dhe mos te veprojne si ne Irak, libi, afganistan Kame frik se amerika e hap luften dhe pastaj iken me bisht nen shale dhe njerzimi fillon lufte me njeri tjeterin, per kete kemi shembuj plot. Nje kosove me 1.8 miljo akoma eshte pacavure

    Lini një Përgjigje