Një akt terrorist. Kështu e ka cilësuar Ukraina shkatërrimin nga rusët, të një dige të madhe dhe stacioni hidroelektrik, pranë lumit Dnjepër në qytezën e pushtuar nga Moska të Nova Kakhovka-s, në rajonin e Khersonit.
Siç thuhet, diga është hedhur në erë, duke shkaktuar përmbytje të mëdha në të gjithë zonën e luftës, me palët që fajësojnë njëra-tjetrën.
Autoritetet në Kiev thonë se centrali hidroelektrik i Kakhovka-s, ishte shkatërruar plotësisht pas një shpërthimi në sallën e makinerive. Sakaq, një zyrtar i instaluar nga Moska në Nova Kakhovka, fajësoi sulmet e shumëfishta të ukrainas për dëmtimin e digës, që siç tha është me gjasë i pakthyeshëm.
Si pasojë, mbi 16 mijë vetë në një zonë kritike pranë rrjedhës së lumit Dnjepër janë në rrezik nga përmbytjet masive, dhe një operacion për evakuimin e tyre ka nisur në zonë.
Presidenti Volodymyr Zelensky mblodhi këshillin e sigurisë kombëtare dhe akuzoi Rusinë për terrorizëm. “Terroristë rusë. Shkatërrimi i digës së centralit hidroelektrik të Kakhovka-s i konfirmon botës se ata duhet të dëbohen nga çdo cep i tokës ukrainase. Atyre nuk u duhet dhënë asnjë metër, pasi përdorin çdo metër për terrorin”, tha Zelensky.
Agjencia Ukrainase e Energjisë Nukleare paralajmëroi se shkatërrimi i digës mund ta rrezikojë centralin bërthamor në Zaporizhja, që përdor ujë nga ky rezervuar për procesin e ftohjes së reaktorëve bërthamorë.
Në qytetzën e Nova Kakhovka-s është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Sipas kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal deri në 80 vendbanime rrezikojnë të përmbyten si pasojë e vërshimit të ujit. Ai e cilësoi shkatërrimin e digës, si nja krim mizor lufte.
I ashpër ishte edhe reagimi i komunitetit ndërkombëtar. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se sulmi tregonte brutalitetin rus ndërsa presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, u shpreh i tronditur nga ai që e quajti krim lufte. Londra sakaq, tha se shpërthimi që shkatërroi digën është rezultat i luftës në shkallë të gjerë, e të paprovokuar të Rusisë.
Sipas jush te gazetes se kete dige e ruanin ruset pse duhet ta Bombardinin Kur disa agjensi te huaja thon qe u bombardua me arm te precizionit te lart Kushto qe e ka bere kete eshte akte terrorist qe ukrainen e zhyti ne erresire Dhe kushdo qe fiton luften duhen me dhjetra vite per ta rindertuar
Urdheri eshte dhene nga gay Stoltenberg duke perdorur si gjithnje mashen Zelenski. Diga ndodhet ne pjesen ruse...... dhe i sherben asaj.... per kete mund te pyesni kokrren e bytheqirit "anticensure....."
Te Qifja mendjen .Qenke keq fare domethene.
Nuk ka arsye dhe as logjike te bombardosh nje objekt qe e ke nen kontroll. Pas nja dy javesh, e verteta do dale hapur, megjithe censuren e forte……sic doli per bombardimin e naftesjellsin. Keto jane lojea re rrezikshme qe paguhen me jete njerzish. Gjynaf qe luhet kaq ndyre…