Shkatërrohet organizata kriminale shqiptare në Spanjë, 27 të arrestuar

21 Shtator 2023, 14:47Bota TEMA

Shkatërrohet organizata kriminale shqiptare në Spanjë, 27 të

Një organizatë kriminale në Spanjë e drejtuar nga shqiptarët është shkatërruar nga një operacion i përbashkët i policisë spanjolle dhe Europol.

27 persona janë arrestuar si pjesë e kësaj organizate. Ata akuzohen për trafik droge dhe pastrim parash. Operacioni u zhvillua në disa qytete të Spanjës, si Barcelonë, Madrid, Malaga, Valencia etj.


Mbi 65 milionë Euro kishte qarkulluar vitin e kaluar kjo organizatë droge, që sipas hetuesve, bashkëpunonte edhe me grupe të tjera kriminale, kryesisht shqiptare, dhe u ofronte mbështetje financiare për të pastruar paratë e drogës. Sipas Europol, organizata financonte trafikantët e kanabisit.

Mbi 615 mijë Euro cash janë sekuestruar nga policia gjatë operacionit, orë dhe bizhuteri me vlerë 400 mijë Euro, celularë të enkriptuar, kompjutera dhe sende të tjera.

Të përfshirë në këtë aktivitet janë edhe shtetas kinezë. Ndërsa dy shqiptarë konsiderohen si drejtuesit e organizatës kriminale.

Lini një Përgjigje