Stoltenberg: Po shohim shkatërrime dhe sulme ndaj civilëve në Ukrainë që nuk i kemi parë që nga Lufta e Dytë Botërore

4 Gusht 2022, 14:04Bota TEMA

Stoltenberg: Po shohim shkatërrime dhe sulme ndaj civilëve në

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se Aleanca Ushtarake NATO, nuk mund të jetë indiferente ndaj luftës brutale të agresionit që Rusia po i shkakton Ukrainës.

“Ne po shohim akte lufte, sulme ndaj civilëve dhe shkatërrime që nuk janë parë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha ai në një fjalim në Norvegji të enjten.
Stoltenberg shtoi se NATO do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë dhe vlerësoi Aleancën për angazhimin në pranimine e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

"Disa orë më parë, Senati i SHBA ratifikoi protokollet e anëtarësimit. Kjo e çon në 23 numrin e aleatëve që tani kanë ratifikuar pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, deri më tani, ky ka qenë procesi më i shpejtë i anëtarësimit në historinë moderne të NATO-s. "tha ai.
Ai gjithashtu pranoi se mbështetja e NATO-s për Ukrainën ka një kosto.

"Ne paguajmë një çmim për mbështetjen tonë ndaj Ukrainës. Për mbështetjen ushtarake, humanitare dhe financiare. Për sanksionet, të cilat kanë rezultuar në rritje të inflacionit dhe çmime më të larta në vendet tona, por mbani mend, çmimi që paguajmë mund të matet në para. Çmimi që paguan Ukraina matet me jetë njerëzore. Qindra të vrarë ose të plagosur çdo ditë", tha ai.
Stoltenberg tha se NATO nuk mund të lejojë që Rusia të ketë sukses në Ukrainë.

"Një botë ku mësimi për Putinin është se ai merr atë që dëshiron duke përdorur forcën ushtarake është gjithashtu një botë më e rrezikshme për ne. Nëse Rusia e fiton këtë luftë, ai do të ketë konfirmimin se dhuna funksionon. Pastaj vendet e tjera fqinje mund të jenë të radhës.", shtoi Stoltenberg.

2 Komente

  1. a
    aria

    bravo, keshtu vazhdo, sa me shum vazhdon te suportosh ukrainen aq ne shum ukraina e shkrete do fundoset, jeni fajtore kok e kembe, per fajin tuaj me ne krye xhandarin amerike u shkaterrua nje shtet i tere

    1. H
      Hajro Lula

      Sulmon Putini dhe ti e faturon te keta ??? Shum i zgjuar paske qene ti ore kuluf ku paske qene ??? Harove ti qe ne dhjetor te 2021 shit CIA , por dhe vete Presidenti Biden paralajmeronete per nje sulm te mundshem ....te parashikuar jo me dite , por me ore ......cte benin me teper , pse nuk e kish vene armaten e rend e ky ne kufi ?? Po sruajte veten tende sot pret te te ruaj tjetri ....kish qe ne 2014 -ten qe i eshte bere ftesa per NATO , pse e zvariste si ky dhe Poroshenko .....dhe kaq po e ndihmojne ma mase dhe me kosto ....e llogarit se co heqi Europa ne dimer ?? Cfare ti bejn me teper NATO?? Ka futur vetem USA 8 miliard $ armatim , a e di sa kushtoj gjith lufta ne Serbi ne 1999??? Ne miliarda behet fjal , reth 11 miliard dhe ky ka mare vetem nga amerikanet 8 miliard , dhe ti thua e ngateruan ??? Filtro dicka se seshte gje e keqe , ste gjen gje .....e ndihmojne pa mase vetem e vetem se duan te shikojne te gjunjezuar Putinin dhe do ta shikojn ....

    Lini një Përgjigje