“Të plagosurit transportohen me anije”, mjeku shqiptar tregon detaje nga situata në Turqi

8 Shkurt 2023, 13:50Bota TEMA

“Të plagosurit transportohen me anije”, mjeku shqiptar tregon

Mjeku shqiptar në Ankara, Bledjan Çuni, ka zbuluar përmes një interviste për Euronews Albania, situatën në spitalet turke pas tërmetit shkatërrimtar që goditi juglindjen e vendit.

Çuni tha se aktualisht janë rreth 40 mijë persona të plagosur, ndërkohë që numri i viktimave a kaluar 7 mijë.


Ai zbuloi se personat e plagosur janë transportuar me anije drejt spitalit të Mersinit apo spitaleve të tjera në qytete më të afërta nga zona e tërmetit.

“Në spitalet rreth zonës evakuimi i pacientëve është bërë me anije. Janë evakuuar nga zona. Në spitalin e Mersinit është shumë e pacientëve që janë larguar nga zonat e tërmetit.

Numri i pacientëve nga sa kam inofrmacuion është 40 mijë, numri i të vdekurve kishte arritur në 7 mijë megjisë e kam shumë të vështirë për të flas me numra kur bëhet fjalë për jetë njerëzish.

Me tragjedinë e madhe që ka ndodhur nuk bëhet fjalë që të ketë asnjë spital në botë që ta përballojë. Shumica e mjekëve janë në terren dhe ndërhyrjet e para bëhen në terren dje më pas pacientët sillen në spital”, tha Çuni.

Lini një Përgjigje