Tensionet e Perëndimit me Rusinë, Scholz: Putin nuk më ka kërcënuar as mua, as Gjermaninë

5 Shkurt 2023, 09:56Bota TEMA

Tensionet e Perëndimit me Rusinë, Scholz: Putin nuk më ka

Lufta në Ukrainë prej rreth një viti ka futur në “ankth” mbarë botën, e ndërsa edhe në tregjet globale është ndjerë ndjeshëm ndikimi i saj.

Situata e fundit për dërgimin e tankeve nga Perëndimi në Ukrainë, tensionoi edhe më tej situatën, ku Kremlini ka ngritur tonet me kërcënime të forta.

Lidhur me këtë situatë ka folur kancelari Scholz, ku në një intervistë për gazetën “Bild” është shprehur se  Gjermania do të ruajë gjakftohtësinë dhe do të vazhdojë të mendojë për të gjitha vendimet në të ardhmen, duke iu referuar çështjes së furnizimeve me tanke në Kiev.

“Presidenti rus Vladimir Putin nuk më ka kërcënuar as mua, as Gjermaninë gjatë bisedimeve telefonike”, raportohet të jetë shprehur kancelari gjerman Olaf Scholz.

Megjithatë Scholz u shpreh më tej se gjatë bisedave me kreun e Kremlinit mund të vihen në dukje pikëpamjet absolutisht të ndryshme të të dy liderëve.

1 Komente

  1. O
    Oh sa kom qesh

    Cfare llomotit kehtu more gomari Schulz, e di gjithe Bota qe Rusia dhe Putini te kane kercenuar ty dhe Gjermanine per furnimin me arme, tanke Leaopard qe shume shpejt do te rripen ne fushen e betejes ne Ukraine, po provokoni nje pershkallezim te metejshem te luftes. Tanket me kryq qe po dergon do te kene fatin e atyre te para 80 viteve ne Stalingrad.

    Lini një Përgjigje