Togeri shqiptar në Turqi: Nuk ka më shpresë për jetë të gjalla, 20 mijë persona janë të zhdukur

9 Shkurt 2023, 09:33Bota TEMA

Togeri shqiptar në Turqi: Nuk ka më shpresë për jetë

Togeri Grei Malo u shpreh se nuk ka më shpresë që të nxjerrin njerëz të gjallë nga rrënojat e tërmetit tragjik që goditi mëngjesin e të hënës Turqinë.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania ai tha se po bëjnë maksimumin që të nxjerrin trupat nga rrënojat, por punën e tyre po e vështirësojnë moti i ftohtë dhe lëkundjet e herë pas hershme të tërmetit.

“Po hapen tunele, është afruar ekipi përkatës  me pajisjen që dëgjon valë të ndryshme në mënyrë që të afrohemi sa më shumë tek njerëzit që mund të jenë gjallë. Nuk ka shpresë.

Po bëjmë maksimumin që t’u japim ndihmë personave të prekur nga tërmeti. Jo më larg se mbrëmë ka pasur lëkundje, dhe rreth orës 4 të mëngjesit pati një goditje rreth 5,2 ballë.

Lëkundjen po vështirësojnë punën e ekipeve të kërkim –shpëtimit. Temperaturat mbrëmë kanë qenë -12 gradë”- tha ai.

Më tej ai theksoi se kanë informacion se në të gjithë Turqinë 20 mijë persona rezultojnë të zhdukur. “Në këtë pallat është nxjerrë vetëm një person i gjallë dhe katër trupa pa jetë. Te kjo godinë kanë qenë 25-30 persona. Me sa kemi informacion janë diku mbi 20 mijë persona të zhdukur.”- theksoi ai.

 

1 Komente

  1. P
    Pirdhni se liroheni.

    Degjoheni kete ush-tarakun rroten e k....e me graden e larte Toger, nje shkalle me siper se ajo e ushtarit, se nuk ha mut kot ai.

    Lini një Përgjigje