Turqia ka rënë dakord për të mbështetur anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në aleancën ushtarake të NATO-s.
Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö përmes një deklarate.
Niinisto bëri me dije se gjatë Samitit të NATO-s që po zhvillohet në Madrid të Spanjës, u shënua përparim në bisedimet e vendit të tij dhe Suedisë me Turqinë.
Të treja vendet nënshkruan një memorandum të përbashkët për të zgjeruar mbështetjen e tyre të plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë.
vazhdon europa dhe amerika te humbin kontrollin e botes, turqia merr komplet kurdistanin