Ukraina do të prodhojë mijëra dronë me rreze të gjatë veprimi, mund të godasin Moskën e Shën Petersburgun

12 Shkurt 2024, 13:55Bota TEMA
Ukraina do të prodhojë mijëra dronë me rreze të

Ukraina do të prodhojë mijëra dronë me rreze të gjatë veprimi, në gjendje për të goditur objektivë në thellësi të Rusisë gjatë vitit 2024. Këtë e the ministri digjital i Kievit, MykhailoFedorovi, sipas të cilit deri në 10 kompani mund te merren me prodhimin e dronëve që janë në gjendje të arrijnë Moskën dhe Shën Petersburgun.

Në një intervistë, Fedorov jep detaje mbi industrinë e dronëve, tek e cila Ukraina po mbështetet gjithmonë e më shumë për të sprapsur pushtuesit rusë që i kanë ngulur rrënjët në vend.

"Këtë vit do të kemi mijëra dronë. Nuk mund të them se sa saktësisht, sepse ky është informacion mjaft i ndjeshëm. Por unë mund të them se nuk ka kufi!

Sa më shumë financim të ketë, aq më shumë tregu do të jetë gati për të prodhuar. Prodhimi i dronëve kamikazë me rreze të gjatë veprimi është në rritje. Ata mund të arrijnë në distance, 300 , 500, 700 dhe 1 mijë km.

Siç thotë, 2.5 milionë dollarë grante ishin alokuar për teknologjinë ushtarake vitin e kaluar, një shifër që pritet të 10-fishohet në 2024. Ndryshe nga Rusia, ku prodhimi i dronëve dominohet nga shteti, shumica e prodhuesve në Ukrainë janë privatë.

Rusia sakaq, ka mohuar pretendimet e autoriteteve në Kiev se forcat ushtarake të Moskës, në zonat e pushtuara në lindje, po përdorin terminale të shërbimit të internetit të ofruar nga Starlink, në pronësi të miliarderit amerikan, Elon Musk.

SpaceX, e cila zotëron terminalet e Starlink, ka thënë përmes një deklarate më 8 shkurt se nuk bën biznese me qeverinë ruse apo ushtrinë e saj” dhe se shërbimet e saj nuk funksionojnë në Rusi. Edhe Kremlini tha se sistemi satelitor I internetit Starlink, nuk ishte i certifikuar Rusinë, dhe prandaj nuk mund të përdorej.

Lini një Përgjigje