Ushtria po gjermane heton nëse i janë përgjuar bisedimet për luftën në Ukrainë

2 Mars 2024, 12:30Bota TEMA

Ushtria po gjermane heton nëse i janë përgjuar bisedimet për

Ministria e Mbrojtjes në Gjermani ka thënë të shtunën se është duke analizuar nëse një videokonferencë konfidenciale për Ukrainën, është incizuar prej jashtë, pasi një material është publikuar në rrjetet sociale ruse.

Shefja e kanalit televiziv rus RT, të mbështetur prej shtetit, Margarita Simonyan, e ka publikuar të premten një audio-incizim prej 38 minutave, duke thënë se në të dëgjohen zyrtarët gjermanë duke diskutuar për sulme kundër Krimesë, gadishullit ukrainas të aneksuar prej Rusisë më 2014.

“Jemi duke hulumtuar nëse komunikimet e sektorit të forcës ajrore janë përgjuar”, ka thënë një zëdhënëse e Ministrisë gjermane të Mbrojtjes për agjencinë e lajmeve AFP.

Në incizim dëgjohen diskutime për mundësinë që forcat ukrainase t’i përdorin raketat gjermane Taurus dhe për ndikimin e tyre potencial.

Diskutime ka edhe për shënjestrim me raketa të disa objektivave sikurse një urë që lidh Krimenë me tokën ruse, përmes Ngushticës së Kërçit.

Ekspertët e konsultuar prej revistës Der Spiegel kanë thënë se besojnë që incizimi është autentik.

Kievi kërkon që një kohë prej Gjermanisë që t’i dërgojë raketa Taurus, të cilat mund të godasin një shënjestër deri në 500 kilometra larg.

1 Komente

  1. K
    Ka per te tere

    Pilaf Schultz bej kujdes se cdo veprim ka edhe kunderveprim, mos te kthen mbrapsht ato raketa dhe do te rrallosh popullsine gay te Gjermanise qe eshte mbushur me jevgj, arabe e zezake.

    Lini një Përgjigje