Vendet e NATO-s po mbarojnë armatimet për Ukrainën

27 Nëntor 2022, 11:42Bota TEMA

Vendet e NATO-s po mbarojnë armatimet për Ukrainën

Shumë është shkruar mbi vështirësitë e armatës ruse në fushë betejën ukrainase, dhe për raportet e inteligjencës perëndimore se depozitat e armëve të Moskës gjatë këtyre 8 muaj lufte.


Madje, në shumë raste është raportuar që rusët kanë mbaruar gjeneratën e re të armatimeve, ose po e kufizojnë përdorimin e sasisë së fundit, duke përdorur armatimet e viteve ’70.    

Por sipas një shkrimi të prestigjiozes New York Times, edhe vendet perëndimore që po mbështesin qysh nga fillimi i konfliktit Kievin, po gjenden në vështirësi për të furnizuar forcat ukrainase me armë.


Sipas medias amerikane, që citojnë burime të brendshme,  dy të tretat e vendeve të NATO kanë ezauruar potencialin e tyre të armëve që mund të dërgohen në frontin lindor.

Në vështirësi sipas burimit është veçanërisht Polonia, një nga vendet që kanë qenë më aktivë gjatë këtyre muajve, por edhe vendet baltike. Ndërkohë, anëtarët më të fuqishëm të Aleancës, duke filluar nga Italia, Franca dhe Gjermania kanë ende mundësi të mëdha në depozitat e tyre, por sipas burimeve të New York Times nuk po japin sipas mundësive.


Nga shkurti, NATO dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara kanë transferuar në Ukrainë një sasi armësh me vlerë të përllogaritur në rreth 40 miliardë dollarë, shumë kjo e madhe por e barasvlershme me buxhetin e një viti të Francës.

4 Komente

  1. B
    Bardha

    Mos rreje idiot se vetem buxheti i Belgjikes per vitin se vjen ashte 35 miljarde,ku Belgjika e ku Franca se buxheti i saje munde te jete 10 here ma i madh

    1. T
      Tre

      Buxheti për ushtrinë.

      1. a
        anti25642654censurë

        të thuash se "Vendet e NATO-s po mbarojnë armatimet..."do të thotë se nuk ja ke idënë se kush janë vëndet e natos dhe se çfarë industrie ushtarake kanë!! nëse rusia ka një eksport ushtarak në botë,ai është 1/10 e atij eksporti dhe më i vogël si prodhim,në krahasim me vëndet e natos!! i gjithë materiali ushtarak,që nga fishekët deri tek aeroplanmbajtëset,në shkallë botërore është,në sasinë më të madhe,80%,i prodhuar nga vëndet që bëjnë pjesë në NATO!!dhe ky prodhim flitet për kushte paqeje!!është e vërtetë që në 30 vitet e fundit i është hequr rëndësia prodhimit për vetvete të shteteve antare të NATO!është prodhuar më shumë për eksport se për të krijuar rezerva të brëndëshme,por kjo nuk do të thotë se nuk kanë fuqinë të prodhojnë aq sa duhet për të mbajtur një front ukrainas!! ukraina do mbështetet deri sa të dalin rusët nga kufijt e saj,përfshi dhe krimenë!! kjo do të marrë kohë,por do të ndodhë!! me 1 mijë % siguri!!

        1. B
          Bideja

          Dalngadale po' I zbrazim magazinat. Sigurisht.. tregeti eshte... edhe fitojme di ka. Jo cdo gje me taksat tona. Kredite do Na kthehen me vonese, por.., do ti marrim. Kredi japin dhe bankat, pse te Mos japim ne? Tani jemi para misionit te madh, mbushjes se magazinave me prodhime te reja, me te sofistikuara. Nderkohe mendoj e se ku do hapim nje lufte tjeter ne bote. Ti shfrytezojme mire tensione, te kontribuojme per shperthime te reja. Dhe qarkullimi para mall Para sjell fitim

          Lini një Përgjigje