Ka mbërritur në aeroportin e Adanës edhe kontingjenti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, i cili është nisur për të dhënë ndihmë në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi.
Në një video të postuar në rrjetin social Twitter, Fondacioni SETA në Uashington ka publikuar momentin kur kontingjenti i FSK-së pritet me duartrokitje nga të pranishmit në aeroport.
Trupat e FSK-së u nisën drejt Turqisë pas vendimit të djeshëm të kryeministrit Albin Kurti dhe autorizimit nga ana e presidentes Vjosa Osmani.
Ushtarakët e specializuar për operacione humanitar do të ndihmojnë Turqinë në zonat më të prekura nga tërmeti i së hënës.
Ndërkohë, Kosova ka shpallur Ditë Zie kombëtare datën 8 shkurt në përkujtim të të gjitha jetëve të humbura nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore.
Lajmi u bë publik nga presidentja Vjosa Osmani përmes një postimi në Gacebook. Osmani shkruan se “shkatërruese e këtij tërmeti ka tronditur zemrat e gjithsecilit, porse mbështetja ndaj njëri-tjetrit në këto ditë tmerri ngjallë shpresën dhe besimin se jeta do të triumfojë”.
— The SETA Foundation at Washington DC (@SETADC) February 7, 2023
Po çeshte ky idiotizem po sa termete bien ne bote duhet te mbajne zi gjith vitin , apo si vend islamik qe eshte Kosova vetem islamet i interesojne.
Që të mbahet një minutë zi në respekt të viktimave të tërmetit, psh në ora 12 të datës 8 shkurt, është e llogjikshme, por të shpallësh Ditë Zie Kombëtare 8 shkurtin se diku në një zonë të botës ndodhi një fatkeqësi natyrore qoftë edhe me përmasa të mëdha është jashtë çdo llogjike dhe ndoshta mund të jetë rast unikal në botë ashtu si në Shqipëri me vdekjen e Stalinit!!!! Po të ndodhi diku tjetër një fatkeqësi e ngjashme me atë që ndodhi në Turqi e Siri, fatkeqësi që edhe kanë ndodhur më parë në shumë rajone të botës, çfarë do bëjë presidenca apo qeveria e Kosovës?!!! Zi Kombëtare për një apo disa ditë vendoset për një fatkeqësi të kombit tënd, ndaj dhe quhet kombëtare!