VIDEO: Kim s’i zë besë Putinit, momenti i sikletshëm me karrigen para takimit në Rusi

15 Shtator 2023, 11:05Bota TEMA

VIDEO: Kim s’i zë besë Putinit, momenti i sikletshëm me

Miqësia e mirë që tregojnë në publik, nuk do të thotë se medoemos Kim Jong Un dhe Vladimir Putin i besojnë njëri-tjetrit.


Të paktën këtë tregon një video e bërë virale, e cila tregon agjentët e sigurisë së liderit të Koresë së Veriut, që ekzaminojnë në detaje karrigen në të cilën ai do të ulej gjatë takimit me kreun e Kremlinit.


Sigurimi i Kim është parë duke kryer kontrolle rigoroze në karrigen e tij, përpara samitit të tyre të shumëpritur në kozmodromin Vostochny.

Fillimisht, në video shihet një burrë me doreza të bardha dhe kostum të errët që fshin karrigen e zezë me një leckë të bardhë përpara se të dy liderët të ulen për takimin, i cili zgjati më shumë se 4 orë në qendrën hapësinore të Rusisë në Lindjen e Largët.


Agjenti pastron tërësisht karrigen, pjesën e pasme të saj dhe mbështetëset e krahëve, ndërsa në ndihmë i vijnë edhe dy zyrtarë të tjerë të Koresë së Veriut, të cilët qëndrojnë pas tij me më shumë pajisje pastrimi nëse do të nevojiteshin.

Pasi u siguruan se karrigia ishte e pastër nga çdo pajisje përgjimi apo lënë kimike të mundshme, një zyrtar i dytë – i veshur në mënyrë identike me të parin – testoi nëse karrigia ishte e fortë për të përballuar peshën e liderit të tij suprem, që është mbi 130 kg.


Më pas u shfaq sërish agjenti që pastroi karrigen për ta skanuar me një detektor të vogël metalesh.


Një person i katërt, i cili duket se është rus, e vëzhgon nga afër, duke i qëndruar gjithë kohën mbi supe një prej zyrtarëve të Koresë së Veriut.


Është e paqartë përse sigurimi i Kim u investua kaq shumë për të inspektuar karrigen ku do të ulej lideri i tyre, por gjasat janë që ata i druheshin lëndëve kimike vdekjeprurëse si Novichok dhe Polonium 210, të cilat janë përdorur më parë nga spiunët e Putin për të helmuar armiqtë.

12 Komente

  1. P
    Petrit

    Paranoja e Diktatorit, te cilet sado fuqi te kene perseri jetojne ne terrorin e frikes.

    1. a
      anti25642654censurë

      hë mo se e kanë bërë për ta dezinfektuar nga korona!!putës nuk i intereson vdekja e kimit!!mbetet pa predha koreane!!nuk i dihet çfar koqeje vjen pas kimit!kalon në krahun tjetër dhe i tregon gishtin putës!!

      1. K
        Kalec Dega

        Pse habiteni, edhe Flamur Noka keshtu ja pastron karrigen baces se pulave Sahale.

        1. D
          David

          Sepse cfarëdo problemi të ketë kokëmanxhuku më pas, atyre u fluturon koka.

          1. L
            Leni Legeni

            Profesionalzmi juaj si gazetar dhe përçues të lajmeve është qesharak dhe në të njëjtën kohë tragjik! Tipik frymëzim i një medie në shërbim të dikujt. Mundoheni me çfarë do lloji forme të demaskoni “ armikun e brendshëm” ose “të jashtëm” dhe të lartësoni figurën e heroike të dikujt tjetër. Sipas mënyrës idiotike tuaj së komentimit të kësaj videoje kemi: Nga njëra anë Kimin dhe Vladin të poshtër e të pabesë dhe nga ana tjetër Biden e Zelenski që kanë lidhur besa besë për të shpëtuar botën.

            1. A
              Artan

              Ja si e thithi ky Legeni menyren e komentimit.

              1. a
                anti25642654censurë

                o biri i putinit,mo u xef për babën!!nuk ta ofenduan fare!!babai tënd o bir putini është shumë i besës!!prigin e la gjallë 2 muaj rresht!po të ishte i pabesë e kishte vrarë në kremlin kur e takoi një javë pas estradës që bëri prigi!!

                1. H
                  Hako

                  Mendoj qe Putin duhet t'a marre si ofendim veprimin, ngaqe e ka ftuar si mik ne "shtepine e tij".Thjesht po bejne show qe vetem diktatoret dine te bejne.

                  1. a
                    anti25642654censurë

                    hako nuk e merr për ofendim puta!!deri para një viti,3 muaj pas fillimit të agresionit kundër ukrainës,ai ishte në një nivel me tërë botën,përveç kinës,me sanksionet ndaj kimit!!prandaj nëse është dikush që duhet ti mbetet hatri është kimi!!ai mund ti thotë "or bqir,deri dje më ke bllokuar gjithandej,tashti që të hyrri brryli po bë bëhesh mik??"!

                  2. P
                    Putin Gelboqja

                    Leni Qeni, lajmi eshte dhene drejt pa asnje lloj interpretimi, se ai eshte qesharak (sic e cileson ti) marita eshte e aktoreve kryesore, Putin e Kim, tani na ha nje mjut te madh sebashku me ata ruset e tu bythqira!

                  3. A
                    Artan

                    Vetem putanat i besojne Putanes.

                    1. M
                      Mesazh

                      Mesazhi i lajmit eshte" Paranoja" frika e Kim Kimit se mos e vrasin, aq frika ka sa edhe kur Kim shkon ne WC per te dhjere "sigurimi" kontrollon banjon se mos ka mdonje Mine me sahat ! - Si Qazim Mulleti drama Prefekti i Tirones! ha ha

                      Lini një Përgjigje