Një kongresmene republikane, e njohur si mbështetëse fanatike e ekstremit të djathtë dhe ish-Presidentit Donald Trump, është përjashtuar nga një teatër pas veprimeve të pahijshme të saj dhe partnerit.
Kongresmenia Lauren Boebert dhe partneri i saj nuk u socializuan si duhet gjatë një shfaqje muzikore që po zhvillohej në Denver.
Në një video që po qarkullon në rrjet, shihet se 36-vjeçarja dhe i dashuri janë afruar më shumë seç duhet, duke qenë protagonist të një skene intime.
46-vjeçari i përkëdhel pa të keq gjoksin kongresmenes dhe ajo nga ana e saj i prek atij organet gjenitale, teksa shumë pranë tyre janë të ulur fëmijë që ndiqnin shfaqjen.
Zyrtarët që organizuan shfaqjen thanë në një deklaratë se dy klientëve iu kërkua të largoheshin pasi anëtarët e tjerë të publikut u ankuan për zhurmë teksa shfaqja ishte në zhvillim e sipër, gjë që është e ndaluar.
Vetë Boebert pasi u largua duke protestuar shkroi në rrjetet sociale se e pranon fajin.
“Qeshja dhe këndoja shumë me zë të lartë!”, shkroi me ironi ajo në X.
36-vjeçarja është nënë e 4 fëmijëve dhe gjyshe e një fëmije. Ajo vetë njihet për pikëpamjet e saj konservatore dhe u bë deputete për herë të parë kur ishte 20 vjeçe.
Gazetarët trapa qe po na bastardojne gjuhën shqipe. Ne Anglisht Congressman është per nje anetar burrë të Kongresit. Ndersa per gratë është fjala Congresswoman. E njejta është edhe per gratë e biznesit - businesswoman. Të perdoresh fjalët kongresmene dhe biznesmenë per gratë është injorancë gjuhesore dhe mungesë totale respekti per gjuhën. Është njesoj kur shoh njerez qe shkruajne "prekuror" ne vend të prokuror, apo shkruajne "petagog" ne vend të pedagog. Por nje komentuesi të thjeshtë pa aresimin e duhur, natyrisht qe i lejohen gabime, sepse nje koment po bën. Ndersa gazetarit profesionist nuk i lejohet. Sepse pastaj nuk quhet më profesionist, por gazetar katunar. Ne qofte se gazetarja e ka emrin Miranda, si do ndjehej po ta quanim Mirranta, apo t'ja ndryshonim fare emrin në Xhevrije? Fundi i fundit, emër është, apo jo. Nuk duhet të merzitet.
lali,VK!shkolla ka shkuar për lesh,gazetaria dhe më keq!!shumë kohë më parë pata një diskutim me një shokun tim kur filluan të vendoseshin lajmërime për dhënje banesash a lokalesh me qira!!në vëd të qira shkruhej QERA,akoma sot!!ai shoku ma mbylli gojën menjëherë!!"nuk mund të shkruhet "qira" sepse njerzve ju kujton të qirën!!edhe nëse do tua kujtonte,nuk do ishte ndonjë gjë e keqe!!i them atij shokut se si duht tia bëjmë me fjalë të tjera që të kujtojnë"të qirën"??psh "mos duhet të shkruajmë greqe e jo më greqi?",i pëlqeu humori dhe e pranoi që ta shkruanim,me e për të mos na u ngritur epshi,por kur i thashë se të njëtën gjë duhet ta bënim dhe me emrin tonë!?nuk i pëlqeu!!nuk i pëlqeu që atdheu tonë të quhej shqepëri dhe ne shqepëtarë!! lali,budallenj ka ku të duash,vetëm se tek ne budallallëku është i zyrtarizuar!!ai ka dipllomë!!shiko si e kanë lënë fjalinë e përkëtyer me kompiuter"“Qeshja dhe këndoja shumë me zë të lartë!”, shkroi me ironi ajo në X."!!!