VIDEO/ Makina që shkunden e ndërtesa që bien, dalin pamjet gjatë tërmetit në Tajvan

3 Prill 2024, 09:50Bota TEMA

VIDEO/ Makina që shkunden e ndërtesa që bien, dalin pamjet

Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë të Rihterit i ka goditur brigjet lindore të Tajvanit, duke lënë së paku katër të vdekur dhe 700 persona të plagosur. 

Tërmeti, thuhet se është më i forti në 25 vitet e fundit. Të paktën 77 persona janë bllokuar në të gjithë Tajvanin, sipas Agjencisë Kombëtare të Zjarrit (NFA).

Administrata Qendrore e Motit të Tajvanit i ka këshilluar banorët që të evakuohen në toka më të larta, shkruan CNN.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi gjithashtu një paralajmërim për cunami për ishujt Miyakojima dhe Okinawa, duke paralajmëruar për valë deri në 3 metra që priten së shpejti.

 

Lini një Përgjigje