VIDEO: Momenti kur një skaf me trafikantë droge përplas një varkë, humbin jetën dy roje bregdetare spanjolle

12 Shkurt 2024, 09:44Bota TEMA
VIDEO: Momenti kur një skaf me trafikantë droge përplas një

Tetë persona janë arrestuar pasi dy roje bregdetare spanjolle u vranë dhe dy të tjerë u plagosën kur varka e tyre patrulluese u përplas nga një skaf i drejtuar nga të dyshuar për kontrabandë droge në portin jugor të Barbate.

Në video shihet skafi, i cili me shpejtësi të madhe godet varkën.

Në disa zona të bregdetit jugor të Spanjës janë regjistruar një seri përleshjesh të dhunshme midis policisë dhe kontrabandistëve të drogës nga Afrika e Veriut gjatë viteve të fundit.

Guardia Civil, e cila patrullon portet, rrugët dhe kufijtë e Spanjës, tha se dy nga pasagjerët e skafit u arrestuan, si dhe tre të tjerë që ishin arratisur dhe dy të tjerë që prisnin në tokë.

Ai tha se njëri nga dy rojet bregdetare të plagosur ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

 

1 Komente

  1. T
    Treni

    Humnin jetën 2 apo njëri vdiq e thetri në spital? Aman me të prapme shkruani?

    Lini një Përgjigje