VIDEO: Pamjet shokuese, makina përplas dhunshëm sherifët e rinj

18 Nëntor 2022, 11:42Bota TEMA

VIDEO: Pamjet shokuese, makina përplas dhunshëm sherifët e rinj
Janë publikuar pamjet e aksidentit të tmerrshëm, një ditë më parë në Kaliforni, ku një makinë që udhëtonte në kundërvajtje, përplasi një grup rekrutësh për sherifë, të cilët ishin duke bërë stërvitje.

Drejtuesi i mjetit, 22-vjeçari Nicholas Joseph Gutierrez, është vënë zyrtarisht nën akuzë për tentativë vrasje të shumëfishtë dhe po qëndron në masë sigurie “arrest me burg”.

Videoja e marrë nga një kamera sigurie tregon makinën SUV që shkon drejt grupit të rekrutëve që po vraponin, duke i përplasur pa frenuar. Fatmirësisht, asnjë prej tyre nuk humbi jetën.



Lini një Përgjigje